News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: The Guardian

Të paktën 57 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra mijëra njerëz kaluan nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceuta-s

Të paktën 57 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceuta-s, ndërsa deri në 50 mijë migrantë hynë në territor brenda 24 orëve, duke shkaktuar një krizë humanitare dhe politike.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e cilësoi ngjarjen si një shkelje të integritetit territorial të Spanjës, dërgoi përforcime ushtarake dhe policore dhe njoftoi masa për kthimin e shpejtë të migrantëve pa të drejtë qëndrimi.

Kriza shkaktoi përplasje edhe brenda Bashkimit Europian, ku Italia kërkoi pezullimin e Spanjës nga zona Shengen, ndërsa Komisioni Europian dhe disa vende të tjera shprehën mbështetje për Madridin.

Irani sulmon anijet cisternë nën eskortën amerikane në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Trump mbledh kabinetin për të diskutuar luftën

Irani njoftoi se goditi dy cisterna nafte që po kalonin në Ngushticën e Hormuzit nën shoqërimin e ushtrisë amerikane, ndërsa përplasjet me SHBA-në vazhdojnë të mbajnë pothuajse të bllokuar trafikun në një nga rrugët më të rëndësishme të naftës në botë.

Konflikti ka çuar çmimin e naftës mbi 90 dollarë për fuçi, ndërsa në rajon vazhdojnë sulmet, përfshirë goditje izraelite në Liban dhe rrëzimin e dronëve iranianë nga Kuvajti.

Ndërkohë, Donald Trump mblodhi kabinetin për të diskutuar luftën, e cila po zgjatet më shumë se sa ishte parashikuar dhe po humbet mbështetjen e opinionit publik amerikan.

Raketa SpaceX që lëviz drejt përplasjes aksidentale me hënën

Një pjesë e një rakete të SpaceX, e lëshuar më shumë se një vit më parë për transportimin e dy mjeteve hënore, pritet të përplaset aksidentalisht me Hënën të mërkurën, duke krijuar një krater dhe një re pluhuri që shkencëtarët do ta vëzhgojnë nga afër.

Përplasja pritet të ndodhë me një shpejtësi prej rreth 8.700 km/orë, pranë kraterit Einstein, ndërsa gjurmët e pluhurit mund të jenë të dukshme për teleskopët për disa minuta.

Ekspertët thonë se ngjarja nuk përbën rrezik të menjëhershëm, por thekson problemin në rritje të mbetjeve hapësinore dhe ndikimin që ato mund të kenë në misionet e ardhshme drejt Hënës.

Shkencëtarët paralajmërojnë: Kriza klimatike po i bën zjarret në Europë gjithnjë e më shkatërruese

Një analizë e re shkencore tregon se kriza klimatike ka bërë që kushtet ideale për përhapjen e zjarreve – temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta – të jenë 20 herë më të mundshme në Spanjë dhe dy herë më të mundshme në Francë.

Sipas ekspertëve, këto kushte kanë nxitur zjarret shkatërruese që kanë vrarë njerëz, kanë detyruar mbi 300 mijë banorë të largohen nga shtëpitë dhe kanë përhapur ndotje të rrezikshme të ajrit në qindra kilometra larg vatrave të flakëve.

Shkencëtarët paralajmërojnë se, nëse emetimet nga lëndët djegëse fosile nuk ulen, valët e të nxehtit dhe megazjarret do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rrezikshme në Europë.

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!