News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qindra të vdekur në Kolumbi pas një tërmeti të fuqishëm që goditi perëndimin e vendit

Më shumë se 110 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi perëndimin e Kolumbisë, duke shembur dhe dëmtuar rëndë ndërtesa në qytete si Kali dhe Pereira.

Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës kombëtare, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëz të bllokuar nën rrënoja dhe qytetarët janë paralajmëruar për lëkundje të tjera.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme në aeroporte dhe infrastrukturë, ndërsa SHBA-ja njoftoi ndihmë emergjente prej 15.5 milionë dollarësh për Kolumbinë.

Inteligjenca amerikane beson se Rusia qëndron pas bombës me dron në aeroportin e Leipzigut

Sipas medieve amerikane, inteligjenca amerikane beson se Rusia qëndron pas një incidenti me një dron të mbushur me eksplozivë në aeroportin e Lajpcigut në Gjermani javën e kaluar.

Droni, i pajisur me eksploziv plastik, u gjet pranë një avioni ukrainas dhe kaloi përmes mbrojtjes së aeroportit, ndërsa një shofer autobusi e dalloi dhe raportoi, duke shmangur atë që autoritetet e cilësuan si një ngjarje me potencial për viktima të shumta.

Gjermania ende nuk e ka akuzuar zyrtarisht Moskën, por për shkak të rritjes së kërcënimeve me dronë ka vendosur të dyfishojë ekipin federal kundër tyre, ndërsa Rusia i ka mohuar akuzat.

Pekini përgatitet për një të tretën e reshjeve vjetore ndërsa stuhia përfshin Kinën

Tajfuni “Dolphin”, më i fuqishmi që ka goditur Kinën këtë vit, po zhvendoset drejt brendësisë së vendit, ndërsa Pekini pritet të përballet me më shumë se një të tretën e reshjeve mesatare vjetore brenda vetëm 24 orëve.

Më shumë se 1 milion njerëz janë evakuuar në lindje të Kinës për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, ndërsa në disa zona janë mbyllur atraksionet turistike dhe janë pezulluar projektet e ndërtimit.

Në Pekin, Hubei dhe provinca të tjera janë dhënë alarmet më të larta për reshje të dendura, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin zonat malore dhe lumenjtë.

Qindra banorë në Londër kanë mbetur pa ujë të rrjedhshëm që nga viti i kaluar

Qindra banorë në disa pallate në lindje të Londrës kanë mbetur prej më shumë se shtatë muajsh pa furnizim të rregullt me ujë, duke u detyruar të përdorin ujë në shishe edhe për nevoja bazë si gatimi, larja dhe tualeti.

Banorët dyshojnë se mungesa lidhet me ndërtimet e reja në zonë, ndërsa kompania e ujësjellësit pranon se zhvillimet e shumta kanë ndikuar në presionin e ujit.

Autoritetet dhe administratori i pallateve thonë se zgjidhja përfundimtare kërkon instalimin e sistemeve të reja të pompimit, por disa familje mund të presin deri në shtator për rikthimin normal të furnizimit.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨