News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qindra të arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në Francë, ndërsa zjarret masive shpërthejnë në të gjithë Europën

Gati 500 persona janë arrestuar në Francë që prej fillimit të verës, nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarre masive, ndërsa 474 prej tyre janë ndaluar që nga 1 korriku dhe rreth 70% dyshohet se i kanë ndezur zjarret qëllimisht.

Në Kroaci, një zjarr i fuqishëm në një zonë turistike shkaktoi një viktimë, rreth 40 të plagosur dhe evakuimin e 1,200 personave, ndërsa zjarret kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë edhe në Gjermani, Spanjë dhe Greqi.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën, me temperatura shumë mbi normalen dhe kushte të thata, po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa autoritetet europiane paralajmërojnë për rrezik ekstrem nga zjarret në disa pjesë të kontinentit.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë godet Indonezinë lindore, duke lënë të paktën pesë të vdekur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi të shtunën herët rajonin e Flores në Indonezinë lindore, duke shkaktuar të paktën pesë viktima, dëme të mëdha në ndërtesa dhe panik te banorët.

Autoritetet lëshuan një paralajmërim për tsunami, i cili u hoq më vonë pasi nuk u regjistruan ndryshime të rrezikshme të nivelit të detit, ndërsa në disa zona u vunë re dallgë më të vogla se një metër dhe pati dhjetëra lëkundje pasuese.

Banorët pranë epiqendrës u larguan me nxitim drejt zonave më të larta, ndërsa ekipet e emergjencës po vlerësojnë dëmet; tërmeti goditi një zonë të Indonezisë të njohur për aktivitetin e shpeshtë sizmik.

Shqetësimet rriten për lidhjet e shtuara globale me talebanët në Afganistan

Po shtohen shqetësimet se talebanët po dalin gjithnjë e më shumë nga izolimi ndërkombëtar, pasi vende si India, Kina, Irani, Katari dhe Rusia kanë forcuar kontaktet me regjimin në Kabul, ndërsa edhe disa vende europiane kanë nisur bisedime me ta.

Aktivistët e të drejtave të njeriut druhen se këto kontakte po i japin talebanëve legjitimitet pa kërkuar përmirësime konkrete, ndërkohë që gratë vazhdojnë të përjashtohen nga universitetet dhe pjesës më të madhe e tregut të punës, vajzave adoleshente, u ndalohet arsimi dhe kufizimet ndaj lirive vazhdojnë.

Afrimi me talebanët lidhet kryesisht me sigurinë rajonale, interesat ekonomike dhe përpjekjet e vendeve perëndimore për të menaxhuar emigracionin, ndërsa analistët nuk presin që regjimi të zbusë ndjeshëm qëndrimin e tij në të ardhmen e afërt.

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet iraniane pas paralajmërimit të Trump

Irani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Donald Trump se SHBA-ja mund ta shpallë së shpejti Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara, duke këmbëngulur se ajo do të mbetet nën kontrollin iranian.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi deklaroi se “Ngushtica e Hormuzit ka qenë iraniane, është iraniane dhe do të mbetet iraniane”, duke shtuar se hapja dhe mbyllja e saj do të bëhet vetëm me urdhër të Iranit.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta mes dy vendeve, pasi ngushtica, përmes së cilës kalon rreth një e katërta e naftës së transportuar në botë, është kthyer në një pikë kyçe të përplasjes mes Uashingtonit dhe Teheranit.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨