News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: The Guardian/ Euronews

Një depo armësh në një pyll gjerman besohet se është e lidhur me Rusinë

Autoritetet gjermane po hetojnë një depo armësh të zbuluar në një pyll pranë Berlinit, e cila dyshohet se mund të jetë e lidhur me shërbimet sekrete ruse dhe plane për atentate në Gjermani.

Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt konfirmoi hetimin dhe tha se Gjermania po kërkon ekstradimin nga Rumania të një të dyshuari, të cilin e përshkroi si një agjent të nivelit të ulët.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu lidhje të mundshme me një fushatë sabotazhi të Rusisë në Europë, ndërsa Moska ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në akte të tilla.

Trump thotë se e konsideron Ngushticën e Hormuzit si territor amerikan

Donald Trump e cilësoi Ngushticën e Hormuzit si “territor amerikan”, ndërsa SHBA vijon bllokadën ushtarake ndaj Iranit dhe përpiqet të ushtrojë presion ekonomik mbi Teheranin.

Në një tubim në Karolinën e Jugut, Trump tha se SHBA kontrollon kalimin detar përmes bllokadës dhe madje bëri shaka për bombardimin e Iranit, ndërsa forcat amerikane kanë devijuar 68 anije tregtare.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike për tregtinë globale të naftës, pasi rreth një e pesta e furnizimit botëror të naftës që transportohet me rrugë detare kalon zakonisht aty, ndërsa Irani i ka cilësuar deklaratat e Trump si “deluzione”.

Spanja hedh poshtë thirrjen e Marokut për bisedime mbi sovranitetin e Ceuta-s dhe Melilla-s

Maroku ka kërkuar krijimin e një mekanizmi dialogu me Spanjën për të diskutuar të ardhmen e Ceuta-s dhe Melilla-s, duke këmbëngulur se ka të drejta historike dhe gjeografike mbi dy qytetet.

Spanja e ka refuzuar kategorikisht kërkesën dhe ka rikonfirmuar se Ceuta dhe Melilla janë pjesë e territorit spanjoll dhe, rrjedhimisht, të Bashkimit Europian.

Kërkesa e Marokut vjen në një moment tensioni të shtuar pas krizës së emigracionit në Ceuta, ndërsa Rabati prej dekadash pretendon sovranitetin mbi dy qytetet.

Të paktën dy të vrarë në sulmet e reja ruse në Ukrainë

Të paktën dy persona janë vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë të shtunën, ndërsa autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas sulmit të rëndë të së premtes në Krivi Rih, ku humbën jetën të paktën 16 persona dhe u plagosën 130 të tjerë.

Në Kiev, një person humbi jetën pasi një godinë mori flakë pas një sulmi me raketa balistike ndaj një objekti hekurudhor, ndërsa në rajonin e Zaporizhia-s një tjetër person u vra nga një sulm me dron dhe katër të tjerë u plagosën.

Forcat ruse lëshuan gjatë natës 217 dronë dhe disa raketa drejt Ukrainës. Mbrojtja ajrore ukrainase njoftoi se kishte rrëzuar ose neutralizuar 182 dronë dhe disa raketa.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨