News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (31).png

SHBA-ja planifikon të heqë vizat për 200 mijë azilkërkues

Screenshot 2026-08-25 081614.png

Administrata e Donald Trump po planifikon të revokojë vizat e biznesit dhe turizmit për rreth 200 mijë shtetas të huaj që kanë kërkuar ose po kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara. Nëse zbatohet, masa mund të jetë revokimi më i madh masiv i vizave në historinë e vendit.

Sipas Departamentit të Shtetit, bëhet fjalë për persona që kanë hyrë në SHBA si vizitorë afatshkurtër, por më pas kanë kërkuar azil për të qëndruar përgjithmonë në vend. Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se numri i vizave që do të anulohen mund të ndryshojë dhe procesi do të zhvillohet gradualisht. Dokumentet e siguruara nga Associated Press tregojnë se në fokus janë vizat B1 dhe B2 të lëshuara mes viteve 2016 dhe 2026.

Presidenti i ri i Kolumbisë paralajmëron politika të ashpra ndaj emigrantëve pa dokumente

Screenshot 2026-08-25 081649.png

Presidenti i ri i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, ka paralajmëruar një ashpërsim të politikave ndaj mijëra emigrantëve që ndodhen në vend pa leje qëndrimi. Lideri i ekstremit të djathtë, një aleat i afërt i Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të tolerojë emigracionin e paligjshëm.

Ai ka premtuar ndryshime të rëndësishme në politikën e emigracionit, duke argumentuar se këto masa do të ndihmojnë në uljen e kriminalitetit dhe luftimin e grupeve kriminale.

 “Nuk do të pranoj asnjë emigrant të paligjshëm, pavarësisht nga vjen”, deklaroi ai gjatë një takimi për sigurinë në Barranquilla.

SHBA nis “Operacionin Përjashtimi Ekonomik” kundër Iranit

GettyImages-2259873835.jpg

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një fushatë të re ekonomike kundër Iranit, të cilën e kanë quajtur “Operation Economic Outcast”. Qëllimi, sipas Uashingtonit, është ndërprerja e burimeve financiare të Teheranit dhe izolimi ekonomik i regjimit iranian gjatë luftës që po vazhdon.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se SHBA-ja ka identifikuar rrjetet dhe ndërmjetësit që Irani përdor për të kontrabanduar naftë dhe për t’iu shmangur sanksioneve. Ai paralajmëroi se subjektet që ndihmojnë Iranin në pastrimin e parave mund të përjashtohen nga sistemi i dollarit amerikan, ndërsa Trump po u kërkon edhe liderëve të tjerë botërorë të ndërpresin bashkëpunimin me Teheranin.

Gjermania dhe Italia përplasen për anijet që shpëtojnë emigrantët në Mesdhe

Screenshot 2026-08-25 081745.png
Ndalimi i një anijeje gjermane shpëtimi në Itali ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjen mes Berlinit dhe Romës për mënyrën se si duhet të trajtohen emigrantët e shpëtuar në Mesdhe. Autoritetet italiane ndaluan anijen Sea-Watch 5 për 45 ditë dhe gjobitën organizatën gjermane që e operon me 7,500 euro.

Më 13 gusht, anija shpëtoi gjashtë persona në Mesdhe dhe, sipas Sea-Watch, dokumentoi gjithashtu vdekjen e tetë personave. Italia pretendon se ekuipazhi nuk njoftoi rojën bregdetare libiane për operacionin e shpëtimit, ndërsa organizata e kundërshton këtë version dhe ka paralajmëruar apelim të vendimit. Debati vazhdon mes atyre që i konsiderojnë anijet private një ndihmë jetike dhe kritikëve që pretendojnë se operacionet e tyre mund të favorizojnë kontrabandistët e njerëzve.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨