News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (32).png

Zelenskyy kërkon para: Ukraina ka një boshllëk prej 23 miliardë eurosh

volodymyr-zelensky.jpg

Presidenti Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Bashkimit Europian që të përshpejtojë dhënien e një pjese të kredisë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes e vendit përballet me një mungesë financimi prej rreth 23.1 miliardë eurosh, që nevojiten për të vazhduar përpjekjet e luftës.

Megjithatë, Brukseli shqetësohet se një ndryshim i planit të pagesave mund të prishë marrëveshjen e arritur për financimin gradual të Ukrainës deri në vitin 2027. Fondet nevojiten për personelin ushtarak, mbështetjen sociale dhe blerjen e armëve.

Irani dhe Omani diskutojnë hapjen e një korridori në Ngushticën e Hormuzit

AA-20251130-39852458-39852446-HAKAN_FIDAN_ABBAS_ARAGHCHI_MEETING_IN_TEHRAN.webp

Irani dhe Omani kanë zhvilluar bisedime në Teheran për menaxhimin e trafikut të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë. Ujërat mbeten praktikisht të mbyllura që prej nisjes së luftës në Iran në shkurt.

Ministrat e Jashtëm të dy vendeve kanë diskutuar krijimin e një korridori të përkohshëm navigimi dhe një projekt të përbashkët për pastrimin e minave në zonë. Pritet që negociatat të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje më të përhershme.

Franca kërkon kufizime për blerjet e armëve të Ukrainës jashtë Europës

866e7c90-a359-11f0-92db-77261a15b9d2.jpg
Franca po kërkon që përjashtimet që i lejojnë Ukrainës të blejë pajisje ushtarake jashtë Bashkimit Europian të kenë një afat të kufizuar. Kjo nismë synon që një pjesë më e madhe e kredisë prej 90 miliardë eurosh të përdoret për të mbështetur prodhuesit europianë të mbrojtjes.

Ukraina mund të kërkojë përjashtime për pajisje që nuk prodhohen në Europë ose kur prodhimi europian nuk mund të përmbushë nevojat urgjente. Franca, megjithatë, kërkon që këto përjashtime të mos zgjasin pafundësisht dhe fondet europiane të përfitojnë më shumë industrinë e kontinentit.

Lufta tregtare përshkallëzohet: Kanadaja godet SHBA-në me tarifa deri në 50%

2026-08-22T170244Z_675973054_RC2R3NALRP00_RTRMADP_3_USA-TRUMP-TARIFFS-CANADA-1024x679.jpg
Kanadaja ka njoftuar tarifa të reja kundër mallrave amerikane, duke përshkallëzuar përplasjen tregtare mes Otavës dhe Uashingtonit. Ministri kanadez i Financave, François-Philippe Champagne, deklaroi se vendi do t'u përgjigjet tarifave amerikane “dollar për dollar dhe normë për normë”.

Nga 8 shtatori, Kanadaja do të vendosë tarifa prej 15%, 25% ose deri në 50% për importe amerikane me vlerë 27.6 miliardë dollarë kanadezë. Masat do të prekin sektorë si çeliku dhe alumini, pajisjet shtëpiake, produktet e bulmetit, pajisjet bujqësore, plastika, letra dhe elektronika, ndërsa përplasja tregtare mes dy vendeve duket se po hyn në një fazë edhe më të ashpër.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨