News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (33).png

Tragjedi nga përmbytjet: Mbi 160 të vdekur dhe deri në 1,000 persona të zhdukur

Screenshot 2026-08-27 080428.png

Përmbytjet masive që goditën zonat kufitare mes Nepalit dhe Kinës kanë shkaktuar një tragjedi të rëndë, me të paktën 162 viktima në Nepal dhe tre të tjera në Tibet. Autoritetet paralajmërojnë se deri në 1,000 persona mund të jenë ende të zhdukur në të dyja zonat.

Në Tibet, rrëshqitjet e dheut lanë pas tre viktima dhe 558 persona të zhdukur, rreth 260 prej të cilëve të huaj. Pamjet me dron nga Nepali tregojnë rrugë të shkatërruara dhe ndërtesa të mbuluara nga balta dhe uji. Banorët thonë se përmbytja erdhi me shpejtësi, duke shkatërruar tregje dhe zona të banuara brenda pak minutash.

Spanja zbulon gabimin: Numri i fëmijëve migrantë në Ceuta ishte fryrë artificialisht

Screenshot 2026-08-27 080527.png

Policia spanjolle ka ulur ndjeshëm numrin e të miturve migrantë të regjistruar në Ceuta, pasi zbuloi se disa fëmijë ishin regjistruar më shumë se një herë në bazat e të dhënave. Numri i raportuar më parë prej 2,168 të miturish tashmë është rishikuar në rreth 1,500.

Autoritetet shpjeguan se procedura të ndryshme që lidhen me të njëjtin fëmijë ishin regjistruar gabimisht si raste të ndara. Për momentin, të miturit mbeten në Ceuta, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të disa prej tyre në rajone të tjera të Spanjës, pasi qyteti nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për t’i strehuar.

UEFA tërhiqet nga ideja për bojkotimin e FIFA-s?

Screenshot 2026-08-27 080502.png
UEFA pritet të heqë dorë nga planet për të bojkotuar turnetë e FIFA-s, pasi ka marrë garanci se një plan kontrovers investimesh private i presidentit Gianni Infantino nuk do të rikthehet. Çështja pritet të diskutohet në një takim të anëtarëve të UEFA-s.

Në fund të korrikut, 55 federatat anëtare të UEFA-s kishin deklaruar se nuk do të merrnin pjesë në kompeticionet e FIFA-s për sa kohë që propozimi “FIFA Forward Enterprise” mbetej aktiv. Tashmë, situata duket se po ndryshon pas garancive të marra lidhur me të ardhmen e këtij projekti.

Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit: “Jo anijeve ushtarake”

Screenshot 2026-08-27 080446.png

Irani dhe Omani kanë arritur drejt një marrëveshjeje për menaxhimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët ujore më të rëndësishme në botë. Sipas zyrtarëve iranianë, anijet ushtarake nuk do të lejohen të kalojnë përmes kësaj ngushtice sipas marrëveshjes që po negociohet.

Anijet tregtare që hyjnë në Gjirin Persik pritet të kalojnë përmes ujërave iraniane, ndërsa rruga e kthimit do të kalojë pjesërisht në ujërat e Iranit dhe Omanit. Marrëveshja parashikohet të jetë e përkohshme, ndërsa të dyja vendet duhet të bien dakord për një plan të përhershëm të trafikut detar brenda 30 deri në 60 ditësh.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨