News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: 1) Anadolu/Getty Images 2) AP Photo 3) Dylan Martinez/Reuters 4) Stéphane de Sakutin/AFP/Getty

Rusia po humb rreth 6 mijë ushtarë më shumë në muaj sesa arrin të rekrutojë

Rusia po humb në Ukrainë rreth 6 mijë ushtarë më shumë çdo muaj sesa arrin të rekrutojë, sipas vlerësimeve të zyrtarëve perëndimorë. Moska vazhdon të rekrutojë rreth 1 mijë persona në ditë, por gjatë dy muajve të fundit ky ritëm nuk ka mjaftuar për të zëvendësuar të vrarët dhe të plagosurit në front.

Zyrtarët thonë se Vladimir Putin ka pak hapësirë për një mobilizim të ri masiv, për shkak të kostove politike, ekonomike dhe mungesës së pajisjeve dhe oficerëve. Ndërkohë, Rusia ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të Ukrainës, ndërsa Kievi vazhdon t’u kërkojë aleatëve më shumë raketa dhe sisteme mbrojtëse. Perëndimi vlerëson se Moska synon të vazhdojë një luftë konsumimi, duke shpresuar se mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën do të dobësohet me kalimin e kohës.

Mbreti Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në Oslo në moshën 89-vjeçare, pas një periudhe me probleme të shumta shëndetësore, dhe është pasuar menjëherë nga djali i tij, Haakon VIII. Në të gjithë vendin është shpallur zi kombëtare, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur pranë pallatit mbretëror për të bërë homazhe.

Harald kishte qenë kreu ceremonial i shtetit që nga viti 1991 dhe konsiderohej një figurë bashkuese, e njohur për modernizimin e monarkisë dhe mbështetjen ndaj diversitetit dhe tolerancës. Trashëgimia e tij i kalon familjes mbretërore në një periudhë të vështirë, pas kritikave ndaj Mette-Marit (gruaja e Haakon VIII) për kontaktet e saj me Jeffrey Epstein dhe dënimit të djalit të saj, Marius Borg Hoiby. Skandalet kanë ndikuar edhe në mbështetjen publike për monarkinë, e cila sipas një sondazhi të shkurtit kishte rënë nga 72% në vitin 2024 në 54%.

Mbi 2,400 persona të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal dhe Tibet

Numri i personave të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese në Nepal dhe Tibet ka kaluar 2,400, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë gjetur deri tani 586 viktima. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, katastrofa u shkaktua nga shembja e një akullnaje, e cila solli një valë masive akulli, balte dhe mbetjesh që përfshiu fshatra dhe zona të tëra.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në kushte të vështira dhe janë kërcënuar nga rreziku i përmbytjeve të reja, ndërsa më shumë se 100 persona raportohet se mbeten të bllokuar pranë një projekti hidroenergjetik. UNICEF thotë se të paktën 17 mijë fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare, ndërsa Kryqi i Kuq vlerëson se rreth 93 mijë persona janë prekur. Bashkimi Europian ka premtuar 2 milionë euro ndihmë për Nepalin, ndërsa Kina ka ofruar mbështetje për operacionet emergjente.

Vidhet në Vjenë gjerdani historik me 673 diamante i mbretëreshës Nazli të Egjiptit

Policia austriake po kërkon dy burra që dyshohet se vodhën nga Muzeu i Arteve të Aplikuara në Vjenë një gjerdan platini prej 200 karatësh, të zbukuruar me 673 diamante. Dy të dyshuarit blenë bileta për ekspozitën, thyen me çekiç vitrinën gjatë orarit të hapjes dhe u larguan me bizhuterinë, ndërsa në sallë kishte disa dëshmitarë.

Gjerdani i vitit 1939 kishte qenë në pronësi të mbretëreshës Nazli të Egjiptit, e cila e mbajti në dasmën e vajzës së saj Fawzia me princin e atëhershëm të kurorës së Iranit, Mohammad Reza Pahlavi. Bizhuteria ishte shitur në ankand nga Sotheby’s në vitin 2015 për 4.3 milionë dollarë. Muze të ndryshëm europianë janë goditur nga një seri grabitjesh, të cilat sipas Europol po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.