News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: The Guardian/ Euronews

Të paktën tetë të vdekur dhe 18 të zhdukur pas përmbytjes së një trageti në brigjet e Qipros

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 18 rezultojnë të zhdukur pasi një traget me rreth 270 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi u përmbys pranë brigjeve të Qipros së Veriut.

Autoritetet bëjnë me dije se 237 persona janë shpëtuar, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit. Trageti është fundosur plotësisht në një thellësi prej 514 metrash, ndërsa ekipet turke dhe qipriote të shpëtimit vijojnë kërkimet për personat e zhdukur.

SHBA-ja godet Iranin në Hormuz, Teherani kundërpërgjigjet me sulme ndaj bazave amerikane

SHBA-ja ka goditur dy lëshues raketash iranianë në ishullin Larak, në Ngushticën e Hormuzit, pasi forcat amerikane thanë se Garda Revolucionare po përgatitej të hidhte mina detare në këtë korridor strategjik.

Irani u kundërpërgjigj me raketa balistike ndaj bazave amerikane King Hussein dhe al-Azraq në Jordani, ndërsa më pas njoftoi edhe një sulm me dron ndaj bazës al Minhad në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pak orë pas përshkallëzimit, televizioni shtetëror iranian raportoi se një supertanker ishte përfshirë nga flakët pasi goditi dy mina detare në pjesën jugore të Hormuzit, ndërsa Donald Trump pretendoi gjithashtu se ishulli iranian Kharg, qendra kryesore e eksporteve të naftës së Iranit, po “shkatërrohej plotësisht”.

Autoritetet në Nepal kryejnë varrime të përkohshme të viktimave të paidentifikuara të përmbytjeve, duke shkaktuar zemërim publik

Në Nepal, autoritetet kanë nisur varrosjen e përkohshme të qindra viktimave të përmbytjeve katastrofike, pasi të paktën 903 persona kanë humbur jetën dhe 4,247 rezultojnë ende të zhdukur.

Trupat e paidentifikuar po vendosen në gropa të hapura me nxitim, ndërsa temperaturat e larta dhe mungesa e hapësirës në morgje po përshpejtojnë dekompozimin dhe po e vështirësojnë identifikimin.

Vendimi ka shkaktuar zemërim te familjet dhe banorët, pasi në një vend kryesisht hindu, të vdekurit tradicionalisht digjen dhe të afërmit kërkojnë që viktimave t’u jepen ritet e duhura funerale.

Venezuela thotë se do të ruajë sovranitetin mbi rezervat e saj të naftës pavarësisht marrëveshjes me SHBA-në

Venezuela këmbëngul se ruan sovranitetin mbi rezervat e saj të naftës, pavarësisht marrëveshjes së re me SHBA-në, e cila i jep Uashingtonit akses të madh në burimet energjetike të vendit.

Sipas marrëveshjes së shpallur nga Donald Trump, SHBA-ja do të marrë kontrollin mbi 65 miliardë fuçi rezerva nafte, ndërsa parashikohet zhvillimi i 17 fushave strategjike dhe investime që mund të kalojnë 100 miliardë dollarë.

Autoritetet venezueliane thonë se marrëveshja synon t’i kthejë pasuritë nëntokësore në burim mirëqenieje për popullin, por kritikët ngrenë pikëpyetje për mungesën e transparencës dhe përfitimet reale për venezuelianët.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150