News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: The Guardian

SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë më shumë sulme ajrore, duke nxitur frikën e një rikthimi më të gjerë në armiqësi

SHBA-ja ka nisur sulme të reja ajrore ndaj objektivave të Gardës Revolucionare iraniane, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme ndaj bazave amerikane në Jordani, Bahrein, Kuvajt dhe Irak.

Në Jordani u raportua se u interceptuan 10 raketa balistike iraniane, ndërsa në Iran një sulm amerikan vrau katër persona dhe plagosi mbi 50 të tjerë.

Përshkallëzimi ka rritur frikën për rikthimin e një konflikti të gjerë, ndërsa tensionet mbeten të larta edhe në Ngushticën e Hormuzit, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës.

Gjermania fajëson Rusinë për sulmin me dron në aeroportin e Lajpcigut

Gjermania ka akuzuar Rusinë se qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Lajpcigut muajin e kaluar, duke e cilësuar si pjesë të një fushate hibride për destabilizimin e vendit.

Droni, i ngarkuar me rreth 600 gramë lëndë shpërthyese, u gjet pranë avionëve ukrainas, por nuk arriti të shpërthente, ndërsa autoritetet gjermane thanë se mund të kishte shkaktuar një katastrofë.

Berlini ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Moskës, të mbështetura edhe nga BE-ja dhe NATO-ja, ndërsa Vladimir Putin i ka cilësuar sanksionet si “një tjetër gabim”.

Rusia synon rrjetin hekurudhor të Ukrainës ndërsa lufta hyn në një fazë të re vdekjeprurëse

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit hekurudhor të Ukrainës, duke vrarë gjashtë punonjës në një sulm me raketë në një depo lokomotivash në Kiev.

Sulmet ndaj hekurudhave janë shtuar ndjeshëm, me më shumë se 1,500 goditje këtë vit, ndërsa qindra lokomotiva dhe vagona janë dëmtuar.

Përshkallëzimi i sulmeve ndaj infrastrukturës po paralizon jetën e përditshme në Ukrainë dhe po rrit frikën për një fazë edhe më vdekjeprurëse të luftës.

Japonia përgjysmon shpejtësinë në 30 km/orë në të gjitha rrugët e ngushta të qytetit

Japonia ka përgjysmuar kufirin e shpejtësisë në rrugët e ngushta të qyteteve, nga 60 në 30 km/h, me synimin për të ulur aksidentet dhe viktimat mes këmbësorëve.

Masa zbatohet në rreth 870 mijë kilometra rrugë pa vijë qendrore, që përbëjnë rreth 70% të rrugëve të përgjithshme të vendit, ku fëmijët dhe të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar.

Të dhënat tregojnë se rreziku i vdekjes së këmbësorëve është nën 1% kur automjetet lëvizin deri në 30 km/h, por rritet ndjeshëm me shtimin e shpejtësisë.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150