
Teksasi në zi pas përmbytjeve, numri i të zhdukurve arrin në 170
Tronditja është kthyer në dhimbje në pjesën qendrore të Teksasit, ku të paktën 120 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e befasishme, dhe më shumë se 170 janë ende të raportuar si të zhdukur.
Fotot e viktimave, së bashku me qirinj dhe lule, zbukurojnë tani një gardh në Hill Country, një homazh që pasqyron madhësinë e katastrofës në rajon.
Autoritetet thanë se po rishikojnë listat e të zhdukurve, por se këto shifra mund të ndryshojnë. Po ashtu, janë ngritur qendra rikuperimi nga fatkeqësitë për të prekurit, duke u ofruar të mbijetuarve një vend për t'u regjistruar për ndihmë dhe shërbime të tjera.
Trump zotohet të rrisë tarifat për Kanadanë në 35%
Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se do të rrisë tarifat ndaj Kanadasë fqinje në 35%.
Letra drejtuar Kryeministrit kanadez Mark Carney shënon një rritje të ndjeshme nga tarifat 25% të vendosura në mars. Ai tha se këto tarifa synojnë të ushtrojnë presion ndaj Kanadasë për të ndalur trafikimin e fentanilit, pavarësisht provave të kufizuara ndaj praktikave tregtare që ai i quajti të padrejta.
“Duhet të përmend se trafiku i fentanilit nuk është i vetmi problem që kemi me Kanadanë, e cila ka shumë politika dhe barriera tregtare, si tarifore ashtu edhe jotarifore,” shkroi Trump.
Tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi nga 1 gushti.
Zelensky përsërit thirrjen e tij për ndihmë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë financiare në një takim në Romë, duke thënë: “Na duhen fonde.”
Kemi gjetur një zgjidhje, dronë ndërprerës,” tha Zelensky.
Kjo thirrje vjen pas një sulmi të rëndë nga Rusia ndaj Kievit, ku të paktën 2 persona humbën jetën dhe 16 u plagosën.
Sulmi shkaktoi zjarre në gjithë qytetin dhe pasoi pas sulmit më të rëndë ajror që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.
Krijohet një micile e re në Gaza
Një milici palestineze me 300 anëtarë është shfaqur në Gaza, me synimin për të çliruar Rripin nga Hamasi dhe tani thotë se ka mbështetjen e Izraelit.
Grupi, që quhet Forcat Popullore, vepron në lindje të Rafahut nën udhëheqjen e Yasser Abu Shabab, një beduin në të tridhjetat që ka qenë i burgosur nga Hamasi për aktivitete kriminale përpara se të lirohej pas sulmeve të 7 tetorit.
Sipas komenteve ekskluzive për Euronews, grupi është formuar për herë të parë në qershor 2024.