News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukrainë/ Kërkohet shkëmbimi i të burgosurve ukrainas me rusë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina do të paraqesë një kërkesë për të rinisur me shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë. Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpresohet në lirimin e 1,200 të burgosurve.

Nga ana tjetër, shefi i sigurisë, Rustem Umerov, u shpreh një ditë më parë (15 nëntor 2025) se kishte biseduar me homologë në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të rinisur procesin e shkëmbimit.

Për këtë çështje ka bërë deklarata vetëm Kievi. Nga ana e Rusisë nuk ka asnjë reagim.

Portugali/ Stuhia e fuqishme shkakton viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Stuhia e fortë “Claudia” ka lënë tre persona të vdekur dhe dhjetëra të lënduar, pasi kaloi në Portugali. Ndërkohë, ajo preku edhe Britaninë dhe Irlandën, teksa ekipet e shpëtimit në këto vende po mundohen të evakuuojnë sa më shumë banorë, për shkak të përmbytjeve.

Për t’u rikthyer në Portugali: Dy nga viktimat ishin një çift i moshuar, i cili u gjet i pajetë në shtëpi, pranë Lisbonës. Ekipet e shpëtimit thanë se ata po flinin dhe nuk arritën të largoheshin pas ngritjes së nivelit të ujit.

Meksikë/ Regjistrohen të lënduar dhe të arrestuar nga përleshjet e dhunshme

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Përleshjet e dhunshme në Meksikë kanë bërë që 100 persona të plagosen dhe 20 të tjerë të arrestohen. Protesta masive u zhvillua gjatë 15 nëntorit në kryeqytetin e Meksikës, kundër mënyrës se si shteti dhe qeveria po e trajtojnë krimin e dhunshëm. Njerëzit u mblodhën dhe marshuan drejt sheshit kryesor, duke nxitur të rinjtë që të frymëzohen nga protestat e Gjeneratës Z dhe të ngrihen kundrejt padrejtësive!

Njerëzit marshuan drejt presidencës dhe pallatit kombëtar, ku punon dhe banon presidentja Claudia Sheinbaum, duke thyer barrierat metalike. Policët iu kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, duke sjellë plagosje nga të dyja kahet. 40 policë u raportuan të shtruar në spital, me fraktura dhe mavijosje.

Argjentinë/ Zjarri përfshin një zonë industriale në vend

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 22 persona janë lënduar gjatë një zjarri dhe shpërthimeve të mëvonshme. Zjarri masiv shpërtheu në një zonë industriale në periferi të Buenos Aires, për shkaqe ende të panjohura. Ai u përhap me shpejtësi në disa objekte, duke i gjetur të papërgatitur punëtorët.

Menjëherë, ambulanca dhe zjarrfikëset mbërritën në zonë, për të ndihmuar në neutralizimin e zjarrit. Ndërkohë, njerëzit janë shtruar në spital, duke marrë ndihmën dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën.

REELS

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎