News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukrainë/ Rusia lëshon 600 dronë, duke shkaktuar 3 viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

3 persona në Ukrainë kanë gjetur vdekjen, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar, pasi Rusia ka lëshuar 600 dronë në të gjithë territorin e vendit. Sulmi rus ishte tejet i kordinuar, duke pasur si objektiv kryesor Kievin.
 
Dy nga viktimat u vranë në Kiev, ndërsa një grua vdiq në rrethinat e tij. Sulmi u krye me raketa aerobalistike Kh-47M2 Kinzhal, kruz Kh-101/Iskander-K, Iskander-M dhe katër raketa të Kh-59/69.

Turqi/ Zbulohet statuja 1,800-vjeçare

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një statujë 1,800-vjeçare u zbulua në Blaundo, Turqi. Arkeologët e zbuluan statujën e lashtë në stadiumin 2,000-vjeçar të vendit, i cili mendohet të jetë ndërtuar nga ushtarët maqedonas që u vendosën në Turqi gjatë fushatës anadollake nën sundimin e Aleksandritt ë Madh.
 
Statuja u gjet e murosur në stadium. Ajo nuk ka kokë, krahë apo këmbë dhe u transferua në Muzeun Usak që të ruhet. Sipas Serif Soyler, kreu i gërmimeve dhe drejtor i muzeut, statuja është një figurë burri, 87 cm e lartë dhe 47 cm e gjerë.

Edi Rama flet për rritjen e pensioneve dhe shpërblimin e fundvitit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” për shpërblimet e fundvitit për pensionistët, duke shpjeguar se pensionet deri në 20,000 lekë do të marrin shpërblim prej 150 eurosh, ndërsa pensioni mbi këtë vlerë do të shpërblehet me 100 euro.
 
“Kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, u shpreh kryeministri, duke theksuar se edhe do të ketë rritje nga janari i vitit pasardhës. Më tej, në janar të vitit 2027, pensionet do të dyfishohen, duke u rritur çdo vit.

Melania Trump krijon kompaninë e re të prodhimit të filmave

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Melania Trump ka bërë me dije se ka krijuar një kompani të re për prodhimin filmik, të quajtur Muse Films, një projekt që mbështetet nga një marrëveshje me Amazon. Vlera e projektit është 40 milionë dollarë.
 
Zonja e Parë e dha lajmin në X, duke publikuar një promo zyrtare të dokumentarit të saj “Melania”, që do të shfaqet në kinema më 30 janar 2026. Po ashtu, njoftoi lançimit e biznesit të ri.

 

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨