News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Ngjarje në botë/ AP (2)/ Getty (2)

Zelensky thotë se SHBA-ja do që Ukraina të tërhiqet nga Donbasi dhe të krijojë një "zonë të lirë ekonomike"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

SHBA-ja po i propozon Ukrainës të tërheqë trupat nga Donbasi dhe ta kthejë atë në një “zonë të lirë ekonomike”, por Zelenskyy thotë se kjo është pa garanci që Rusia nuk do ta pushtojë menjëherë.

Kievi ka dërguar kundërpropozimin e vet dhe negociatat vazhdojnë, ndërsa Trump po ushtron presion të madh për një marrëveshje.

Ndërkohë, në Europë po rritet frika se paqja po afrohet vetëm përmes kompromisesh të dhimbshme, por udhëheqësit kryesorë të BE-së këmbëngulin se vetëm Ukraina mund të vendosë për territorin e saj.

Kampioni zviceran i Eurovisionit kthen trofeun e fituesit në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

Këngëtari zviceran Nemo, fitues i Eurovisionit 2024, ka vendosur t’i kthejë trofeun organizatorëve në shenjë proteste ndaj lejimit të Izraelit për të marrë pjesë në konkurs, duke thënë se kjo bie ndesh me vlerat e unitetit dhe dinjitetit.

Pesë vende, Spanja, Irlanda, Sllovenia, Holanda dhe Islanda, tashmë kanë njoftuar bojkot për Eurovisionin 2026, duke e thelluar krizën rreth garës.

Ky tension vjen mes akuzave ndërkombëtare për ofensivën e Izraelit në Gaza dhe debateve të vazhdueshme mbi politikën në një konkurs që synon të mbetet thjesht një festë muzikore.

Trump rrit sanksionet ndaj Venezuelës, Maduro kritikon "epokën e re të piraterisë"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty

SHBA-ja ka rritur presionin ndaj presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke vendosur sanksione të reja dhe duke konfiskuar një supertank.

Maduro e quajti veprimin “pirateri detare”, ndërsa tensionet po rriten dhe në SHBA ekziston shqetësimi se Trump po e çon situatën drejt një konflikti të hapur.

Ndërkohë, disa vende fqinje kanë sinjalizuar se mund t’i ofrojnë Maduro-s strehim, nëse ai largohet nga pushteti.

FIFA akuzohet për "tradhti monumentale" për çmimet "zhvatëse" të biletave

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

Çmimet e biletave për Botërorin 2026 kanë shkaktuar zemërim tek tifozët, pasi listat e reja tregojnë shifra shumë më të larta se premtimet fillestare të FIFA-s, me bileta që shkojnë deri mbi 8 mijë dollarë.

Organizata e tifozëve FSE i quajti këto çmime “zhvatëse” dhe “tradhti monumentale”, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të shitjeve.

Ndërkohë, FIFA nisi fazën e tretë të aplikimeve për bileta me short të rastësishëm, por tifozët nuk kanë garanci se do të marrin ndeshjet që kërkojnë.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: World Events/ AP (2)/ Getty (2)

Zelensky says US wants Ukraine to withdraw from Donbas and create a "free economic zone"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

The US is proposing that Ukraine withdraw troops from Donbas and turn it into a "free economic zone," but Zelenskyy says this is without guarantees that Russia will not immediately invade it.

Kiev has sent its own counterproposal and negotiations continue, while Trump is exerting great pressure for a deal.

Meanwhile, fears are growing in Europe that peace is only coming through painful compromises, but key EU leaders insist that only Ukraine can decide about its territory.

Swiss Eurovision champion returns winner's trophy in protest over Israel's involvement

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

Swiss singer Nemo, winner of Eurovision 2024, has decided to return the trophy to the organizers in protest against Israel's being allowed to participate in the contest, saying it contradicts the values ​​of unity and dignity.

Five countries, Spain, Ireland, Slovenia, the Netherlands and Iceland, have already announced a boycott of Eurovision 2026, deepening the crisis surrounding the contest.

This tension comes amid international accusations over Israel's offensive in Gaza and ongoing debates over politics in a competition that aims to remain simply a music celebration.

Trump increases sanctions on Venezuela, Maduro criticizes "new era of piracy"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty

The US has increased pressure on Venezuela's authoritarian president, Nicolás Maduro, by imposing new sanctions and confiscating a supertanker.

Maduro called the action "maritime piracy," as tensions rise and there is concern in the US that Trump is pushing the situation towards open conflict.

Meanwhile, several neighboring countries have signaled that they may offer Maduro asylum if he leaves power.

FIFA accused of 'monumental betrayal' over 'extortionate' ticket prices

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

Ticket prices for the 2026 World Cup have sparked outrage among fans, as new lists show figures much higher than FIFA's initial promises, with tickets going for over $8,000.

The fans' organization FSE called these prices "extortionate" and a "monumental betrayal", demanding the immediate suspension of sales.

Meanwhile, FIFA launched the third phase of ticket applications through a random draw, but fans have no guarantee that they will get the matches they want.