News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Ngjarje nga bota/ Euronews, The Guardian

Bullgaria përgatitet të bashkohet me eurozonën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Bullgaria po përgatitet të adoptojë monedhën euro në janar, në një kohë të shënuar nga tensione të reja politike të brendshme dhe shqetësime se fushatat e keqinformimit, të lidhura me Rusinë, po thellojnë mosbesimin ndaj monedhës së re.

Vendi ballkanik me rreth 6.5 milionë banorë pritet të bëhet shteti i 21-të që i bashkohet Eurozonës më 1 janar. Zyrtarët në Bruksel dhe Sofje shpresojnë se ky hap do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë së vendit, i cili konsiderohet më i varfri në Bashkimin Europian, si dhe në konsolidimin e orientimit të tij pro-perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur se “falë euros”, Bullgaria do të përfitojë më shumë tregti, më shumë investime dhe më shumë vende pune cilësore, si edhe rritje të të ardhurave reale.

Polonia po planifikon fortifikime kundër dronëve përgjatë kufirit lindor me Rusinë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Polonia po përgatitet të ndërtojë fortifikime të reja kundër dronëve përgjatë kufijve të saj lindorë, në kuadër të shqetësimeve në rritje për kërcënimet nga Rusia. Projekti, me vlerë rreth 2 miliardë euro, pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Vendimi vjen pas shfaqjeve fë mjeteve ajrore luftarake pa pilot nga Rusia në hapësirën ajrore polake më herët gjatë këtij viti. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, deklaroi se kapacitetet e para të sistemit të ri të mbrojtjes pritet të jenë funksionale brenda rreth gjashtë muajve, ndërsa sistemi i plotë do të përfundojë brenda 24 muajve.

Autoritetet polake e shohin këtë projekt si pjesë të përforcimit të sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes së kufijve lindorë, pas rritjes së tensioneve gjeopolitike në rajon dhe të kërcënimeve nga Rusia.

Zelensky udhëton drejt Floridës për bisedime me Trump, ndërsa Kievi përballet me sulme të reja

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kievi është përballur me një valë të re sulmesh ajrore nga Rusia, duke lënë rreth një të tretën e qytetit pa ngrohje, pasi dronët dhe raketat goditën furnizimin me energji elektrike. Qindra mijëra banorë po përballen me temperatura të ulëta në kulmin e dimrit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se gjatë sulmit janë përdorur rreth 500 dronë dhe 40 raketa, përfshirë edhe raketa balistike. Sipas tij, objektivi kryesor ka qenë kryeqyteti, me goditje ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj civile.

Ngjarjet ndodhën në të njëjtën kohë kur Zelenskyy u nis drejt Floridës për një takim ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka propozuar një plan për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në vitin e katërt dhe ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima.

Policia italiane arreston nëntë persona dhe sekuestron mbi 8 milionë euro në një hetim për financimin e Hamasit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Italia ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për financimin e grupit Hamas përmes shoqatave bamirëse, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër terrorizmit. Gjatë aksionit, autoritetet sekuestruan më shumë se 8 milionë euro në asete.

Sipas hetuesve, fondet e mbledhura, që arrinin të paktën 7.3 milionë euro, janë përdorur për të mbështetur strukturat e Hamasit, përfshirë ndihmën për familjet e personave të përfshirë në sulme kamikaze ose të burgosur për vepra terroriste. Prokurorët kanë deklaruar se kjo mbështetje financiare ka forcuar kapacitetin operativ të organizatës.

Hetimi kishte nisur përpara sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor dhe, sipas prokurorisë, ka zbuluar një rrjet kompleks transferimesh financiare ndërkombëtare.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Bulgaria prepares to join the eurozone

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Bulgaria is preparing to adopt the euro currency in January, at a time marked by renewed domestic political tensions and concerns that disinformation campaigns linked to Russia are deepening distrust of the new currency.

The Balkan country of about 6.5 million people is set to become the 21st country to join the eurozone on January 1. Officials in Brussels and Sofia hope the move will help strengthen the economy of the country, considered the poorest in the European Union, as well as consolidate its pro-Western orientation.

European Commission President Ursula von der Leyen has stated that "thanks to the euro", Bulgaria will benefit from more trade, more investment and more quality jobs, as well as increased real incomes.

Poland is planning anti-drone fortifications along its eastern border with Russia

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Poland is preparing to build new anti-drone fortifications along its eastern borders amid growing concerns about threats from Russia. The project, worth around 2 billion euros, is expected to be completed within two years.

The decision follows displays of Russian unmanned combat aircraft in Polish airspace earlier this year. Deputy Defense Minister Cezary Tomczyk said the first capabilities of the new defense system are expected to be operational within about six months, while the full system will be completed within 24 months.

Polish authorities see this project as part of strengthening national security and protecting eastern borders, following rising geopolitical tensions in the region and threats from Russia.

Zelensky travels to Florida for talks with Trump as Kiev faces fresh attacks

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kiev has been hit by a fresh wave of air strikes from Russia, leaving about a third of the city without heat after drones and missiles hit power supplies. Hundreds of thousands of residents are bracing for freezing temperatures in the height of winter.

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy said that about 500 drones and 40 missiles, including ballistic missiles, were used in the attack. According to him, the main target was the capital, with strikes on energy and civilian infrastructure.

The events occurred at the same time as Zelenskyy headed to Florida for a face-to-face meeting with US President Donald Trump, who has proposed a plan to end the war that has entered its fourth year and has caused tens of thousands of casualties.

Italian police arrest nine people and seize over 8 million euros in investigation into Hamas financing

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Italy has arrested nine people suspected of funding the Hamas group through charities as part of a wide-ranging anti-terrorism operation. Authorities seized more than 8 million euros in assets during the operation.

According to investigators, the funds collected, amounting to at least 7.3 million euros, were used to support Hamas structures, including assistance to the families of those involved in suicide attacks or imprisoned for terrorist acts. Prosecutors have stated that this financial support strengthened the organization's operational capacity.

The investigation had begun before the Hamas-led attack on October 7, 2023, in southern Israel and, according to the prosecution, has uncovered a complex network of international financial transfers.