
Spanja paraqet 79 programe modernizimi ushtarak për shqyrtim nga NATO

Takimi dypalësh me NATO-n në Madrid, i njohur si "Hapi 3", do të vërë në diskutim gjendjen e aftësive ushtarake të Spanjës.
Mbrojtja do t'u paraqesë përfaqësuesve të NATO-s në fund të janarit objektivin e aftësive të Shefit të Shtabit, rritjen e trupave dhe 79 programet që janë aktualisht në zhvillim e sipër.
Këto programe mbulojnë sistemet tokësore, detare, hapësinore, kibernetike dhe të informacionit, ato përfshijnë 31 Plane Speciale Modernizimi, duke filluar nga automjetet luftarake të gjurmueshme deri te përmirësimi i anijeve ushtarake F-100, sistemeve të luftës elektronike dhe helikopterëve shumërolësh.
Mijëra njerëz marshojnë në Groenlandë kundër interesit të Trump për të pushtuar ishullin Arktik

Mijëra banorë të Groenlandës marshuan në kryeqytetin Nuuk të shtunën për të kundërshtuar interesin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të pushtuar ishullin Arktik.
Në shenjë proteste, valëvitnin flamurin e tyre kombëtar dhe brohorisnin "Grenlanda nuk është në shitje" në mbështetje të vetëqeverisjes së tyre përballë kërcënimeve në rritje për një pushtim nga SHBA-të.
Ndërsa marshonin drejt Konsullatës Amerikane, u përhap lajmi se Trump kishte njoftuar se do të vendoste një tarifë prej 10% për mallrat nga tetë vende europiane për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj kontrollit amerikan të Groenlandës.
Ushtria siriane sulmon qytetet e mbajtura nga kurdët, një "tradhti" e cila shkatërron perspektivat e marrëveshjes

Ushtria e Sirisë ka marrë kontrollin e zonave më të mëdha të veriut të vendit, duke i larguar forcat kurde nga territori mbi të cilin ata kishin autonomi faktike për më shumë se një dekadë.
Shpjegim: Autonomi faktike do të thotë që një territor ose grup vetëqeveriset në praktikë, edhe pse nuk e ka zyrtarisht apo ligjërisht të njohur këtë status nga shteti qendror.
Luftëtarët e Forcave Demokratike të udhëhequra nga kurdët e konsideruan këtë një tradhti dhe i akuzuan turpat siriane për shkelje të marrëveshjes.
Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe amrmëpushim.
Astronomët synojnë të realizojnë një imazh filmik “revolucionar” të një vrime të zezë

Të errëta, “të uritura” dhe të pashmangshme: vrimat e zeza shpesh paraqiten si armiqtë më të mëdhenj të kozmosit.
Por, tani astronomët po përgatiten të regjistrojnë për herë të parë një film të një vrime të zezë supermasive në veprim, vëzhgime që mund të ndihmojnë në zbulimin e një ane tjetër të këtyre objekteve hapësinore të pakapshme dhe ndoshta të keqkuptuara.
Projekti konsiderohet revolucionar, sepse mund të përshpejtojë ndjeshëm përparimin e njohurive shkencore mbi këto objekte misterioze të universit.