News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Ngjarje në botë/ The Guardian/ Euronews

Irani mbetet në bisedimet e paqes pavarësisht bombardimeve “të pabesa” të SHBA-së ndaj objektivave iraniane

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Irani dënoi bombardimet amerikane si shkelje të armëpushimit dhe “veprim në keqbesim”, por vendosi të vazhdojë negociatat e paqes që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit.

Megjithëse sulmet vranë disa ushtarë iranianë, Teherani nuk shpalli kundërmasa konkrete për të mos rrezikuar arritjen e një marrëveshjeje që po hyn në fazë vendimtare.

Bisedimet po përqendrohen kryesisht te lirimi i miliarda dollarëve asete të ngrira dhe lehtësimi i sanksioneve, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.

Greqia bëhet një vend model kundër obezitetit te fëmijët me ndihmën e UNICEF-it

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Programi kombëtar i Greqisë kundër obezitetit te fëmijët, i zhvilluar me mbështetjen e UNICEF-it dhe financuar nga BE-ja, ka arritur rezultate të dukshme duke ndryshuar zakonet e familjeve në ushqim dhe aktivitet fizik.

Mijëra fëmijë morën këshillim ushqimor dhe aktivitete sportive, ndërsa shumica përmirësuan shëndetin dhe shumë prej tyre arritën peshë normale.

Falë këtij suksesi, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Greqinë “vend model”, me pritshmëri që nivelet e obezitetit te fëmijët të ulen gradualisht deri në vitin 2040.

Izraeli zgjeron operacionet ushtarake tokësore në Libanin Jugor ndërsa përplasjet me Hezbollahun shtohen

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli ka zgjeruar operacionet tokësore në jug të Libanit dhe ka goditur mbi 100 objektiva të Hezbollahut, ndërsa përplasjet janë përshkallëzuar pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja që nga mesi i prillit.

Të paktën 31 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë nga sulmet, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të intensifikojë ofensivën për të siguruar zonat pranë kufirit verior të Izraelit.

Situata rrezikon negociatat më të gjera të paqes, pasi Libani kërkon tërheqjen e trupave izraelite, ndërsa Izraeli dhe Hezbollahu mbeten në qëndrime të kundërta për vazhdimin e luftimeve.

Çamçakëz dhe kavanoza biskotash të mbushura me hi: Brenda botës së fansave të muzikës ekstreme pop

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ekspozita “Holy Pop!” në Somerset House në Londër eksploron mënyrën se si fansat e muzikës dhe kulturës pop krijojnë adhurim të thellë për yje si Elvis, The Spice Girls apo Nina Simone, duke i shndërruar objektet e tyre në relike pothuajse “të shenjta”.

Ajo tregon se si koleksionet e fansave, nga posterat dhe suveniret deri tek objekte të pazakonta si çamçakëz i ruajtur, reflektojnë identitetin personal, nostalgjinë dhe nevojën për përkatësi.

Në thelb, ekspozita sugjeron se këto “shenjtore” të kulturës pop janë më shumë për kujtimet dhe emocionet e vetë fansave sesa për vetë të famshmit.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: World Events/ The Guardian/ Euronews

Iran remains in peace talks despite US 'treacherous' bombing of Iranian targets

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Iran condemned the US bombing as a violation of the ceasefire and an "act in bad faith", but decided to continue the peace negotiations being held with the mediation of Pakistan and Qatar.

Although the attacks killed several Iranian soldiers, Tehran did not announce concrete countermeasures so as not to jeopardize the achievement of an agreement that is entering a crucial phase.

The talks are mainly focused on releasing billions of dollars in frozen assets and easing sanctions, while tensions in the region remain high.

Greece becomes a model country against childhood obesity with the help of UNICEF

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Greece's national program against childhood obesity, developed with the support of UNICEF and funded by the EU, has achieved visible results by changing families' eating and physical activity habits.

Thousands of children received nutritional counseling and sports activities, while most improved their health and many of them achieved normal weight.

Thanks to this success, the World Health Organization has declared Greece a "model country", with expectations that childhood obesity levels will gradually decrease by 2040.

Israel expands ground military operations in South Lebanon as clashes with Hezbollah escalate

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Israel has expanded ground operations in southern Lebanon and hit over 100 Hezbollah targets, as clashes have escalated despite a US-brokered ceasefire since mid-April.

At least 31 people, including children, have been killed in the attacks, while Prime Minister Benjamin Netanyahu has vowed to intensify the offensive to secure areas near Israel's northern border.

The situation jeopardizes broader peace negotiations, as Lebanon demands the withdrawal of Israeli troops, while Israel and Hezbollah remain at odds over the continuation of the fighting.

Gum and cookie jars filled with ash: Inside the world of extreme pop music fans

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

The exhibition "Holy Pop!" at Somerset House in London explores how fans of music and pop culture create deep adoration for stars like Elvis, The Spice Girls or Nina Simone, transforming their objects into almost "sacred" relics.

It shows how fan collections, from posters and souvenirs to unusual objects like preserved chewing gum, reflect personal identity, nostalgia and the need for belonging.

Essentially, the exhibition suggests that these pop culture “shrines” are more about the memories and emotions of the fans themselves than the celebrities themselves.