Fashion & Beauty

Lamtumirë pantallona të shkurtra xhins! Këto mbuluese plazhi janë shumë më elegante

000.jpg

Për vite me radhë, pantallonat e shkurtra xhins kanë qenë zgjedhja e parë kur bëhej fjalë për atë që mund të vishje sipër rrobave të banjës. Janë praktike, të lehta për t’u kombinuar dhe me siguri i ke tashmë në gardërobë. Por mjafton një vështrim te stili i vajzave më me influencë, koleksionet e reja dhe tendencat e pushimeve për të kuptuar një gjë: mbulesat e plazhit kanë evoluar shumë përtej pareove klasike dhe bluzave të gjera.

Modelet e këtij sezoni janë aq elegante sa mund të vishen jo vetëm në plazh, por edhe në darka apo shëtitje. Fustane me grep, pantallona të gjera e të lehta, sete të koordinuara dhe kaftanë modernë po marrin vendin e veshjeve të zakonshme verore.

Nëse je gati t’u japësh pak pushim pantallonave të shkurtra xhins, këto janë tendencat që ia vlen të marrësh me vete këtë verë.

Pantallonat e lehta janë ylli i ri i plazhit

Nëse ka një tendencë që pritet të dominojë këtë verë, janë pantallonat e gjera dhe të ajrosura për plazh. Të rehatshme, elegante dhe shumë të lehta për t’u kombinuar, ato ofrojnë një alternativë më të rafinuar se pantallonat e shkurtra.

Modelet me këmbë të gjera, material linoje apo detaje dekorative po bëhen zgjedhja e preferuar e vajzave me stil.

Veshjet me grep vazhdojnë të mbretërojnë

Nga fustanet e punuara me dorë deri te fundet dhe setet e koordinuara, punimet me grep vazhdojnë të jenë ndër tendencat më të forta të verës.

Tekstura e tyre i jep karakter edhe kombinimit më të thjeshtë me rroba banje, duke krijuar një pamje që duket e menduar pa shumë përpjekje.

Fustani i pushimeve që do ta veshësh vazhdimisht

Mbulesat më të mira të plazhit janë ato që kalojnë pa problem nga shezlongu në restorant. Një fustan i lehtë, romantik dhe i rehatshëm është një nga investimet më të zgjuara për valixhen e verës.

Modelet e bardha, ato me detaje të veçanta apo me ngjyra të forta janë perfekte për t’u veshur gjatë gjithë ditës.

Setet e koordinuara ta bëjnë jetën më të lehtë

Kur pjesa e sipërme dhe ajo e poshtme janë krijuar për t’u veshur bashkë, nuk ke nevojë të mendosh gjatë për kombinimet.

Qoftë një set me grep, qoftë një komplet i lehtë veror, këto veshje të japin menjëherë një pamje të rregullt dhe elegante pa asnjë mundim.

Rikthimi i kaftanit modern

Dikur konsiderohej thjesht një veshje për pranë pishinës, por sot kaftani është rikthyer në një version shumë më modern.

Me prerje bashkëkohore, materiale transparente dhe detaje të kuruara, ai mund të vishet lehtësisht edhe jashtë plazhit. Një kaftan i bukur të jep menjëherë atë atmosferën luksoze të pushimeve mesdhetare.

Modele të tjera që ia vlejnë të futen në valixhe

 

Pareo me pika, fustane mini transparente, ponço të lehta, funde rrjete, tunika pambuku dhe këmisha të gjera vazhdojnë të jenë zgjedhje perfekte për ditët e nxehta.

Një gjë është e sigurt: këtë verë, mbulesat e plazhit nuk janë më thjesht një detaj praktik. Ato janë bërë pjesë e rëndësishme e stilit veror dhe shpesh duken po aq bukur sa vetë veshjet që zgjedhim për qytet.

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi