Anabelizim

Ledri: Ambasadori jozyrtar i lumturisë së ish-it

Ledri: Ambasadori jozyrtar i lumturisë së ish-it

Ka diçka magjike (për të mos thënë qesharake) në mënyrën se si disa personazhe të njohur arrijnë të flasin pa thënë absolutisht asgjë. Dhe në këtë lojë të fjalëve boshe, Ledri Vula nuk është më thjesht pjesëmarrës - është i diplomuar me medalje ari.

Me një buzëqeshje simpatike, ca fjali të mjegullta dhe një “jam mirë” që mund të përkthehet në 57 mënyra të ndryshme, arrin të krijojë një PR shield që të gjithë ekspertët do ta kishin zili.

Heshtje strategjike. Rrëfim i kontrolluar. Kaq mjafton që rrjeti të ziejë. Tani, ta zbërthejmë pak nga pak.

Së pari, Ledri & Xhensila. Janë? S’janë? Janë “ekip”? Apo ndoshta vetëm “ekip” me kimi që zakonisht ndodh kur bashkohen dy njerëz të bukur dhe të famshëm?

Pyetje pas pyetje në podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri arriti t’i ikë çdo pyetjeje me një mjeshtëri që do ta bënte çdo politikan ta kishte zili. “Jam mirë,” tha kur u pyet nëse është single. Jo “po”, jo “jo”, thjesht “jam mirë” – që në gjuhën e PR-it do të thotë: “S’dua të flas tani, se klikimet po shtohen”.

Të njëjtën energji mund ta kishte mbajtur edhe për rastin Sara Hoxha - ish-partnerja, nëna e vajzës së tij. Por ja ku ndryshon loja:

Kur pyetet për Xhensilën, është si një diplomat i Kombeve të Bashkuara: i matur dhe i kujdesshëm.

Kur vjen puna te Sara - për të cilën s’ka asnjë konfirmim, deklaratë apo prononcim publik - ai vendos të flasë lirshëm për "lumturinë e saj me atë djalin". Kjo fjali është fjali klasike nga koleksioni “Nuk është puna ime, por po e komentoj gjithsesi”.

Për veten: heshtje, mister, përgjigje enigmatike.

Për të tjerët: “update” publik mbi gjendjen sentimentale.

Ledri, vetë e ruan privatësinë si të ishte kod bankar zviceran, por jetën e ish-partneres e shpërndan sikur po bën storytelling për ndonjë dokumentar në Netflix. Coming soon: “Love life of my ex - Narrated by me.”

Dhe e kuptojmë, është baba, do të jetë i përfshirë në jetën e vajzës, e do mirëqenien e saj. Bravo! Por ka një detaj të vogël që ndryshon gjithë lojën: Sara nuk ka folur. Nuk ka konfirmuar. Nuk ka postuar as një story, as një emoji. Asgjë.

Nëse ajo s’ka folur vetë, pse ndihesh i autorizuar ta bësh ti, Ledri? Për qejf? Për pikë bonus në publik? Apo sepse s’do të të kundërshtojë dot live me një “prit pak, kush të kërkoi të flasësh për mua?”

Pra, si përmbledhje: Po, privatësia është e rëndësishme. Por jo vetëm kur të takon ty.

Ledri, ti je mirë, ne e morëm vesh. Tani lëri të tjerët të jenë mirë dhe ta tregojnë vetë historinë e tyre - kur dhe nëse e ndjejnë. Pa nevojë për zëdhënës jozyrtarë.

– Shkruar nga Sindi, kryeredaktore e Anabel, e cila nuk është aspak e surprizuar nga "jam mirë"-at pas të cilave fshihen tregime të sajuara për klikime.

 

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Ledri: The unofficial ambassador of happiness for the former

Ledri: Ambasadori jozyrtar i lumturisë së ish-it

There's something magical (not to mention funny) about the way some famous people manage to speak without saying anything at all. And in this game of empty words, Ledri Vula is no longer just a participant - he's a gold medal graduate.

With a charming smile, a few vague sentences, and a "I'm fine" that can be translated in 57 different ways, he manages to create a PR shield that all experts would envy.

Strategic silence. Controlled confession. That's enough to get the network boiling. Now, let's break it down bit by bit.

First, Ledri & Xhensila. Are they? Aren't they? Are they a "team"? Or maybe just a "team" with the chemistry that usually happens when two beautiful and famous people come together?

Question after question on Alketa Vejsi's podcast, Ledri managed to dodge every question with a skill that would make any politician envy him. "I'm fine," he said when asked if he was single. No "yes," no "no," just "I'm fine" - which in PR parlance means: "I don't want to talk now, because the clicks are increasing."

He could have kept the same energy for the case of Sara Hoxha - his ex-partner, the mother of his daughter. But here's where the game changes:

When asked about Jensila, he is like a United Nations diplomat: discreet and careful.

When it comes to Sara - about whom there is no confirmation, statement or public pronouncement - he decides to speak freely about her "happiness with that boy". This sentence is a classic sentence from the collection "It's none of my business, but I'm commenting on it anyway".

For myself: silence, mystery, enigmatic answers.

For others: public "update" on sentimental status.

Ledri himself guards his privacy like a Swiss bank code, but he shares his ex-partner's life as if he were doing storytelling for a Netflix documentary. Coming soon: “Love life of my ex - Narrated by me.”

And we get it, he's a father, he'll be involved in his daughter's life, he wants her well-being. Bravo! But there's one small detail that changes the whole game: Sara hasn't spoken. She hasn't confirmed. She hasn't posted a story, not an emoji. Nothing.

If she hasn't spoken up herself, why do you feel authorized to do it, Ledri? For fun? For bonus points in public? Or because she won't be able to contradict you live with a "wait a minute, who asked you to talk about me?"

So, in summary: Yes, privacy is important. But not just when it concerns you.

Ledri, you're fine, we understand. Now let others be fine and tell their own story - when and if they feel like it. No need for unofficial spokespersons.

– Written by Sindi, editor-in-chief of Anabel, who is not at all surprised by the "I'm fine" statements behind which lie fabricated stories for clicks.