
Leonardo DiCaprio mund të ketë bërë histori me rolin e tij si Jack Dawson në "Titanic", por ai do të kishte preferuar të kishte luajtur në një film krejtësisht tjetër.
Në një intervistë së fundmi, po zbuloi se i vjen keq që i tha "po" filmit “Titanic’ në vend të një filmi tjetër të vitit 1997.
Konkretisht, DiCaprio-s fillimisht iu ofrua roli i Dirk Diggler në dramën ikonike të Paul Thomas Anderson, “Boogie Nights”. Megjithatë, ai në fund zgjodhi “Titanic” dhe roli i shkoi Mark ëahlberg, në një nga performancat më ikonike të karrierës së tij.
View this post on Instagram
Duke folur për Esquire, DiCaprio tha:
"Keqardhja ime më e madhe është që nuk mora pjesë në Boogie Nights. Ishte një film i jashtëzakonshëm për brezin tim. Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Mark [Wahlberg] në atë rol. Kur e pashë filmin, mendova se ishte një kryevepër."
“Boogie Nights” ndjek udhëtimin e Dirk Diggler, një të riu që punon si striptist në një klub në Los Angeles dhe përfundon duke u bërë një nga yjet më të famshëm të pornografisë së viteve 1970. Filmi tani konsiderohet si një nga më të rëndësishmit në kinemanë amerikane.
Vlen të përmendet se vetë Mark Wahlberg më vonë shprehu rezervat e tij në lidhje me pjesëmarrjen në film. Në vitin 2017, ai deklaroi:
"Shpresoj që Zoti të jetë një kinematograf dhe të më falë, sepse kam bërë disa zgjedhje të këqija në të kaluarën. “Boogie Nights” është në krye të kësaj liste."
Sa i përket DiCaprio-s, ai do të bashkëpunojë përsëri me Paul Thomas Anderson në filmin e tij të ri "One Battle After Another" , bazuar në romanin e Thomas Pynchon, Vineland. Premiera e filmit është caktuar më 26 shtator.