
Liam Mandiaro, ish-banori i “BBVA”, në një intervistë për “Kosova Live” dha një deklaratë tronditëse ku aludoi se “fituesja” e edicionit të tretë të reality show-t kishte telefon dhe komunikonte me familjarët.
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh Liami dhe theksoi se afërmendsh, ky është një avantazh krahasuar me banorët e tjerë që nuk kishin asnjë lajm dhe informatë nga jashtë.
Ai vijoi më tej, duke thënë se ka parë disa tabela me udhëzime brenda dhomës së rrëfimit dhe i është thënë shkurtimisht që “nuk ishin për të”. Ish-banori ngriti pikëpyetje mbi transparencën e lojës, duke thënë se “ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Liami ka qenë pjesëmarrës në edicionin e tretë të “BBVA”, i cili u fitua prej Egla Cenos.