Metropolitan

Lidhja me Zoë Kravitz po bëhet serioze: Harry Styles thotë se është gati për të krijuar familje

Lidhja me Zoë Kravitz po bëhet serioze: Harry Styles thotë se

Këngëtari britanik Harry Styles ka folur hapur për planet e tij dhe dëshirën për të krijuar një familje në vitet e ardhshme. Në një intervistë për The Zane Lowe Show në platformën Apple Music, artisti tregoi se ka reflektuar seriozisht mbi mënyrën se si dëshiron të duket jeta e tij në të ardhmen.

Gjatë bisedës, Styles shpjegoi se ka bërë një lloj “dialogu të sinqertë” me veten për të kuptuar se cilat janë prioritetet e tij për pesë vitet e ardhshme. Këngëtari tha se ka menduar gjatë për drejtimin që dëshiron të marrë jeta e tij dhe për ndryshimet që duhet të bëjë për ta arritur këtë.

“E pyeta veten: ‘Si dua të duket jeta ime pas pesë vitesh?’ dhe më pas ‘çfarë duhet të ndryshoj që të arrij deri atje?’”, u shpreh këngëtari. 

Ai shtoi se nuk dëshiron të jetë personi që kalon vite i përqendruar vetëm te suksesi dhe më pas kupton se ka mbetur vetëm.

Sipas tij, një nga dëshirat më të mëdha është të ndihet i përmbushur.

“Dua të ndihem i përmbushur dhe të kem marrëdhënie të shkëlqyera me njerëzit përreth meje. Dua miqësi të forta, dua një familje. I dua të gjitha këto gjëra”, tha Styles.

Artisti theksoi gjithashtu se nuk beson se këto gjëra ndodhin thjesht vetvetiu. Përkundrazi, ai mendon se duhet të krijojë hapësirën e duhur në jetën e tij që këto plane të realizohen.

“Nuk mund të pres që gjërat të ndodhin vetë. Duhet të mendoj se çfarë duhet të bëj që të krijoj hapësirë në jetën time që këto gjëra të ndodhin”, u shpreh ai.

Në fund, Styles foli edhe për mënyrën se si e imagjinon partneren ideale. Sipas tij, “personi i duhur” është dikush që e sfidon dhe e shtyn të evoluojë si njeri, duke e ndihmuar të rritet vazhdimisht.

Megjithatë, le të themi se ish-ylli i One Direction e ka gjetur gruan ideale, pasi prej disa kohëshështë në një lidhje me Zoë Kravitz.

REELS

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎

Si i bëhet në këto raste? 😂

POV: Garderoba jote sapo kërkoi një upgrade. 🛍️✨ Summer Sale në @fashionandfriends_al në TEG ka nisur, me ulje deri në 60%. Mos bëj scroll shumë gjatë, se outfitet më të mira zhduken sa hap e mbyll sytë. 👀

Përpjekja e Usher për të krijuar një moment sensual me një fanse në skenë mori një kthesë të sikletshme gjatë koncertit që ai mbajti së bashku me Chris Brown në Nashville, të shtunën. Këngëtari tentoi të bënte një kërcim provokues gjatë interpretimit të këngës “Can U Handle It?”, një moment tashmë i zakonshëm në koncertet e tij. Por sapo kuptoi se ajo ndihej dukshëm në siklet, ai e ndërpreu menjëherë performancën me të dhe kërkoi që ajo të shoqërohej jashtë skenës. Fansa, e identifikuar më vonë si Gabrielle Cheyenne, ka rrëfyer versionin e saj për TMZ. Ajo tha se, megjithëse e dinte se mund të zgjidhej për t’u ngjitur në skenë, nuk e dinte se me cilin nga dy artistët do të përballej dhe se kishte shpresuar të ishte Chris Brown. “Unë shkova në koncert vetëm për Chris Brown,” tha ajo. “Nuk kam asgjë kundër Usher.” “Megjithatë, reagimi im do të kishte qenë krejt ndryshe po të ishte Chris Brown. Nuk do të isha ngrirë apo të ndihesha në atë mënyrë.” 📸 @entertainmenttonight