Showbiz

Madonna rrëfen se ishte “paksa xheloze” për këtë yll pop-i për një arsye befasuese

Madonna është mishërimi i vetëbesimit, por edhe "Material Girl" nuk është imune ndaj një ndjenje të vogël xhelozie herë pas here.

Në një intervistë të re me Graham Norton, këngëtarja e hitit "Vogue" tregoi se ka qenë njëkohësisht "paksa xheloze" dhe "paksa e dashuruar" me Kylie Minogue.

Minogue, e cila iu bashkua Madonna-s dhe Norton për një pjesë të intervistës, përflitet se mund të jetë pjesë e albumit më të ri të Madonna-s, "Confessions II".

Gjatë intervistës, Graham Norton e pyeti Madonna-n se si lindi ideja e bluzës së famshme me emrin e Kylie Minogue, të cilën ajo veshi në MTV Europe Music Awards në Stokholm, në vitin 2000.

"Isha në fazën time 'western', po zbukuroja gjithçka me gurë dekorativë dhe po mendoja për këngëtaret me të cilat isha paksa e dashuruar. Natyrisht që mendova për Kylie-n dhe bëra një bluzë me emrin e saj," tha Madonna.

Minogue kujtoi reagimin e saj kur e pa për herë të parë atë bluzë.

"Mendoj se për pak sa nuk më ra të fikët. Ishte e jashtëzakonshme," tha ajo.

"Në fakt, isha paksa xheloze për ty," ndërhyri Madonna, duke bërë që Graham Norton ta pyeste menjëherë:

"Pse?"

"Sepse ishte shumë e bukur," u përgjigj Madonna.

Duke iu referuar ish-bashkëshortit të saj, Guy Ritchie, Madonna vazhdoi:

"Mendoj se në atë kohë ish-bashkëshorti im kishte simpati për të. Unë mendoja: 'Nuk do të jem kurrë aq e bukur sa Kylie!'"

Më pas, Norton i pyeti nëse Kylie Minogue do të jetë pjesë e "Confessions II", por të dyja shkëmbyen një buzëqeshje dhe refuzuan të konfirmonin apo mohonin thashethemet.

"Pse duhet t'i dish të gjitha?" i tha Madonna moderatorit. "Je shumë kureshtar."

Kur Norton kujtoi performancën e tyre të përbashkët gjatë turneut "Celebration Tour" në vitin 2024, ku interpretuan "I Will Survive" të Gloria Gaynor dhe "Can't Get You Out of My Head" të Kylie Minogue, këngëtarja australiane tha:

"Çfarë momenti! Më pëlqeu pafund."

Këtë herë ishte Kylie ajo që kishte veshur një bluzë të zbukuruar me gurë dekorativë, ku shkruhej emri i Madonna-s.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_