
Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ndau vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ku publikoi edhe disa foto nga kjo periudhë e veçantë.
Çifti ka mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dajt. Marsela ndau një fotografi nga shtatzënia, ndërsa në një tjetër shfaqet së bashku me partnerin duke mbajtur këmbët e vogla të të porsalindurit.
“E di… S’kemi qenë shumë aktivë në rrjete sociale, por na është mbushur jeta, shpirti dhe zemra plot. Dajt Basha”, shkroi artistja krahas fotove.
Historia e dashurisë së Marselës dhe Vitmarit u bë publike në vitin 2019. Këngëtarja e konfirmoi lidhjen përmes një postimi në Instagram, duke ndarë disa momente nga koncerti i Vitmarit me rastin e prezantimit të albumit kushtuar asaj.
“Ka gjëra që nuk mund të shpjegohen me fjalë, veçanërisht dashuria”, kishte shkruar Marsela në atë kohë, duke lënë të kuptohej se mes dy artistëve kishte lindur një histori e veçantë.
Disa vite më vonë, çifti e zgjeroi familjen me ardhjen në jetë të Dajtit, duke ndarë me ndjekësit një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tyre.

