
Finitura mat rikthehet në qendër të vëmendjes në botën e bukurisë, por këtë herë me një qasje krejtësisht të re. KIKO MILANO prezanton Matte Diaries, koleksionin e ri I Vjeshtës në edicion të limituar, që rishkruan konceptin e makeup-it mat përmes teksturave të lehta, dhe një rezultati perfekt e rehatisë që zgjat gjatë gjithë ditës.
Frymëzuar nga nostalgjia e viteve ’90 dhe atmosfera e rikthimit në shkollë, koleksioni sjell një interpretim modern të look-ut mat. Formulat miqësore me lëkurën krijojnë një efekt elegant dhe kadife, pa ndjesinë e rëndesës apo tharjes. Rezultati? Një makeup i kuruar dhe elegant, që ndihet pothuajse i papeshë në lëkurë.
Matte Diaries përfshin 16 produkte të reja për fytyrën, sytë dhe buzët, të krijuara me formula inovative që kombinojnë performancën e lartë me rehati maksimale.

Produktet që spikasin në koleksion
Timeless Invisible Liquid Mattifier
Një formulë inovative e lëngshme për fiksimin e makeup-it, me teksturë trefazore që kombinon vajin, ujin dhe pudrën. Matifikon menjëherë lëkurën, duke ruajtur një pamje të freskët dhe natyrale.
Matte-À-Porter Lipstick
Buzëkuq mat me pigmentim intensiv, efekt “second skin” dhe formulë të lehtë e hidratuese, për ngjyrë të plotë dhe rehati gjatë përdorimit.
The Mattest Lip Stylo
Një interpretim modern i look-ut ikonik ultra-mat të viteve ’90, që kombinon aplikimin e butë dhe të njëtrajtshëm me ngjyrë që zgjat.
Bounce & Blur Matte Blush
Blush me një teksturë unike “cushion”, që shkrihet lehtësisht me lëkurën dhe krijon një efekt mat natyral, të butë dhe “soft-focus”.
Me koleksionin e ri, KIKO MILANO vazhdon të sjellë inovacion në botën e makeup-it, me formula që ndërthurin performancën e lartë me një ndjesi të këndshme dhe të rehatshme në lëkurë. Këtë sezon, finitura mat merr një dimension të ri: më elegante, më moderne dhe më komode se kurrë.
Koleksioni KIKO MILANO Matte Diaries, në edicion të limituar, është i disponueshëm në dyqanet KIKO MILANO në qendrën tregtare TEG dhe në QTU.