Flokët

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po rikthehen në modë

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

Sado që mund të na dhemb ta pranojmë, viti 2030 nuk është edhe aq larg. Vitet kalojnë dhe moda kryen ciklin e saj, duke bërë që një pjesë e tendencave që duken të dala mode, të rikthehen. Së fundmi, ekspertët e fushës shprehen se gjasat janë që modelet e flokëve, që bënin namin në vitin 2010, do të jenë sërish mes nesh.

Këto janë tendencat e flokëve të viteve 2010 që mund të shfaqen shumë shpejt:

Prerjet “lokale”

Të gjitha e mbajmë mend trendin e prerjes së flokëve në këtë model. Nga më të famshmit dhe deri te vajzat më të thjeshta, modeli i guximshëm “i rruajtjes” së një pjesë të kokës mori dhenë. Khëm-Khëm, e doni apo jo, ky model ka gjasa të rikthehet.

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

Flokët presje

Ekzistonte një kohë që nuk njihej fjala “bob” dhe as 1,000 variantet e flokëve në këtë gjatësi, por vetëm termi presje. Një prerje shumë cool për kohën që ka nisur të rikthehet.

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

Flokë të shkurtra me baluke të gjatë anash

E dimë, sapo i shikoni kujtoni dikë. Zakonisht ishte një prerje që donte pak guxim, por sapo e bëje ndiheshe vajza më cool në qytet. Është koha për të rikthyer ndjesinë e këtij modeli.

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

Ngjyrat e theksuara

Ishte një kohë që nuancat e ndezura bënin namin. Edhe pse mund të mendoni se të tilla ngjyra kanë qenë prezente, mbase duke përfytyruar ngjyrën e kuqe, na lejoni t’ju rikujtojmë:

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

E mbyllim me kaq sepse zemrat tona s’mund të përballojë më kaq shumë nostalgji.

Burimi: Stylist UK

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Hold your breath: These 2010s hairstyles are coming back into fashion

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

As much as it may pain us to admit, the year 2030 is not that far away. Years pass and fashion completes its cycle, causing some of the trends that seemed out of fashion to return. Recently, experts in the field say that the chances are that the hairstyles that were popular in 2010 will be among us again.

These are the 2010s hair trends that could emerge very soon:

"Local" cuts

We all remember the trend of cutting hair in this model. From the most famous to the most ordinary girls, the bold model of "shaving" part of the head took over. Khëm-Khëm, like it or not, this model is likely to return.

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

Hair cut

There was a time when the word "bob" was unknown, nor were the 1000 variations of hair in this length, but only the term "comma". A very cool cut for the time that has started to make a comeback.

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

Short hair with long bangs on the sides

We know, you think of someone when you see them. It was usually a cut that required a little courage, but once you got it, you felt like the coolest girl in town. It's time to bring back the feel of this style.

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

Bold colors

There was a time when bright hues were all the rage. While you might think that such colors were present, perhaps imagining the color red, let us remind you of the photo below.

Mbani frymën: Këto modele flokësh të viteve 2010 po

We'll end it with that because our hearts can't handle so much nostalgia anymore.

Source: Stylist UK