Horoscope

Më duhet t’ju paralajmëroj! Pas kësaj date (të afërt), marrëdhëniet mund të jenë më të ndërlikuara

Më duhet t’ju paralajmëroj! Pas kësaj date (të
The Denver Post

Më 21 tetor do të ndodhin ndryshime të reja për secilën shenjë horoskopi, pasi Hëna e re sjell një cikël të ri (afërmendsh), referuar marrëdhënieve. Hëna e re është periudha më e mirë që të hedhësh farat për të ardhmen, ndaj ki parasysh që gjërat që ndodhin gjatë kësaj kohe, ndoshta janë për të mirën tënde.

Dashi
 
Hëna e Re në Peshore të inkurajon të krijosh marrëdhënie domethënëse të reja ose të thellosh ato që ke. Është koha për të dëgjuar, bashkëpunuar dhe për të gjetur gjysmën tjetër. Sa më shumë që lësh pas të shkuarën (sado sfiduese të jetë ajo) dhe të pranosh kompromisin, aq më të forta bëhen lidhjet.
 
Shmang premtimet e marra shpejtësi ose varësinë tek të tjerët; bashkëpunimi funksionon më mirë kur ka barazi dhe përgjegjësi.
 
Demi
 
Hëna e Re në tetor nxjerr në pah rutinën tënde dhe marrëdhëniet në punë. Mund të të vijë frymëzimi për të sjellë harmoni më të madhe midis kolegëve, ose të vendosësh kufij me ata që po marrin energjinë tënde. Kjo nuk do të kalojë pa debate, por nëse je i/e qetë, bashkëpunimi mund të rrjedhë më lehtë.

Por, kujdes! Ndërveprimi midis Hënës dhe Jupiterit mund të të bëjë të tërhiqesh nga tensioni në vend që të përballesh me të. Komunikimi i qartë dhe mirësjellja mund të forcojnë lidhje dhe të rikthejnë paqen.
 
Binjakët
 
Në këtë Hënë të Re, zemra jote hapet, në fushën e romancës dhe kreativitetit do të zgjohet. Lidhjet e ndjeshme dhe shprehja emocionale mund të kenë rol kryesor, çka do të thotë se do të lësh pas (me drama) ato që të pengojnë.

Megjithatë, Hëna me Jupiteri të bëjnë të idealizosh dashurinë ose të mos vësh re flamujt e kuq. Qëndro me këmbë në tokë; dashuria autentike lind kur dy njerëz ndihen të vlerësuar dhe të kuptuar.
 
Gaforrja
 
Hëna e Re drejtohet nga shtëpia, familja dhe bazat emocionale. Është momenti për të rikthyer ekuilibrin në marrëdhënie të brendshme ose për të shëruar çështje që kanë mbetur pezull në familje, edhe nëse ka sherre!

Me Jupiterin në shenjën tënde, ndjenjat mund të jenë të forta. Mos u mbyll në guaskën tënde, shpreh ndjenjat me butësi dhe sinqeritet. Shërimi fillon kur secili ndihet i dëgjuar, jo kur gjithçka është “perfekte”.
 
Luani
 
Komunikimi është aleati yt më i fortë këtë periudhë, jo nervat. Hëna në Peshore i jep energji sektorit të bisedës dhe marrëdhënieve, duke të të ofruar mundësinë për të lënë pas keqkuptime dhe për të forcuar besimin.

Megjithatë, me Jupiterin në pozicion aspak të favorshëm, bëj kujdes që egoja apo krenaria të mos pengojë marrëdhënien.
 
Virgjëresha
 
Hëna e Re sjell në fokus shkëmbimet emocionale dhe financiare. Do të rishikosh sa jap dhe sa marr, jo vetëm në dashuri, por edhe në marrëdhënie financiare dhe emocionale

Por Jupiteri mund të të tundojë të injorosh tensionet që vijnë nga marrëdhënie jo të barabarta. Të adresosh problemet tani, do të sjellë një paqe afatgjatë. Bëj biseda të vështira, pa marrë parasysh pasojat!  
 
Peshorja
 
Kjo është Hëna jote; një rifreskim emocional vjetor mëse i merituar po vjen për ty. Universi të nxit të ripërcaktosh identitetin, marrëdhëniet dhe mënyrën se si të shfaqesh në botë. Je gati të tërhiqësh partnerë që pasqyrojnë rritjen tënde, jo ata që të thithin energjinë.

Sidoqoftë, si rrjedhojë e forcës së Jupiterit, kemi një sugjerim: Shto vëmendjen ndaj ngarkesës emocionale, se s’mund t’i kënaqësh të gjithë. Vendos si prioritet harmoninë për veten, jo miratimin e të tjerëve.
 
Akrepi
 
Hëna e re ndez nënvetëdijen dhe çlirimin emocional. Ndjenja të fshehura mund të dalin në sipërfaqe dhe janë çështje që duhet të mbyllen. Ti mund të kesh dëshirë për të qëndruar vetëm për të “rindërtuar” kufijtë e brendshëm, por ndoshta s’do të jetë shumë e mundur.

Jupiteri mund të të bëjë nostalgjik, por mos u ngjit pas së shkuarës. Shërimi kërkon sinqeritet, falje dhe tolerancë.
 
Shigjetari
 
Kjo Hënë e re aktivizon sektorin e miqësive dhe rrjeteve sociale. Është koha për të ribashkuar grupin tënd ose për të krijuar aleanca që përputhen me vlerat që po kultivon. Marrëdhënie me qëllim të përbashkët janë prioritet!

Por Jupiteri mund të të nxisë të premtosh shumë!  jep vetëm atë që zemra dhe koha jote mund të përballojnë.
 
Bricjapi
 
Marrëdhëniet publike dhe profesionale po ndriçohen. Kjo Hënë të re të inkurajon të ndërtohësh partneritete që të çojnë përpara karrierën e qëndrojnë në përputhje me integritetin tënd.

Kujdes! Jupiteri mund të të bëjë të eksperimentosh më tepër për të ruajtur paqen, por kujto që kufijtë e shëndetshëm janë respekt ndaj vetes!
 
Ujori
 
Kjo periudhë të frymëzon për harmoni, projekte të reja dhe marrëdhënie që kalojnë kufijtë. Dashuria ose puna me dikë që vjen nga larg mund të ketë rëndësi.

Por, energjia e Jupiterit mund ta bëjë që të kesh emocione të forta! Kariko mirë veten para se të japës shumë, sidomos kur bësh një bashkëbisedim të rëndësishëm.
 
Peshqit
 
Intimiteti emocional dhe çështjet financiare bëhen prioritet. Hëna e re të inkurajon të thellosh besimin dhe të tregohesh i/e ndjeshëm/me me dikë që vlerëson besueshmërinë.

Por Jupiteri mund të sjellë idealizëm apo bujari të tepruar, ndaj kujdes të mos japësh pa marrë diçka në këmbim. Marrëdhëniet shëndetshme janë reciproke, jo sakrificë.



 

REELS

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.

Une 6 vjec me sandalet e mamit duke bere sfilate te oborri i shtepise para kusherires 3 vjecare dhe qenit