Showbiz

"Më mori burrin": Zhaku i përgjigjet deklaratave të Mimoza Ahmetit

image (1).webp

“Ferma VIP” ka mbaruar, por sqarimet, ballafaqimet dhe dramat kanë vijuar edhe në “Post Ferma VIP”.

Mimoza Ahmetit dhe Zhaku rikthyen në vëmendje raportin e tyre të tensionuar dhe fjalët që kanë thënë për njëra-tjetrën gjatë spektaklit, mes të cilave deklaratën e Mozën, e cila pretendoi se “Zhaku i kishte marrë burrin”.

Por, sipas Zhakut, e vërteta është krejt ndryshe:

“Filloi të insinuonte sikur i kisha marrë burrin. Sikur isha e rrezikshme. Më vendosi në rolin e antagonistes. 

Ish-partneri i Mozës rrinte gjatë gjithë kohës me burrin tim. Dhe Moza gjithashtu vinte në shtëpinë time, ka bërë këngë në studion time.”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Zhaku u shpreh se ka pasur gjithmonë konsideratë dhe dashamirësi për Mimozën, por u ndje e zhgënjyer nga mënyra se si, sipas saj, poetja minimizoi marrëdhënien që ato kanë pasur ndër vite.

“Gjithmonë kam qenë dashamirëse ndaj Mozës. Por kur ajo filloi të zhvlerësonte kohën që kemi kaluar bashkë, lidhjen që kemi pasur dhe punët që kemi bërë së bashku, m’u duk sikur po bënte sikur nuk më njihte,” tha Zhaku.

Nga ana tjetër, Mimoza mohoi të ketë pasur qëllim ta sulmojë apo ta cenojë ish-fermeren. 

“Unë me çdo person që kam pasur fërkime këtu, harroj. Jam shumë e lidhur me botën time dhe nuk mbaj gjëra të këqija brenda vetes,” tha fituesja e edicionit të tretë të “Ferma VIP”.

Pavarësisht përpjekjeve për të sqaruar situatën, duket se dyshja kanë ende versione të ndryshme, dhe me sa duket, raporti është krisur përfundimisht.

 

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_