Relationships

Me siguri t'i thonë dhe ty: 2 fjalët që gratë janë lodhur së dëgjuari në takime

19dfde1b380dbdd4112da8a5934a79b2.jpg


Në fillim mund të tingëllojë si kompliment. Dikush të shikon pas një puthjeje dhe të thotë: “Do më hapësh punë”” Ndoshta për një moment të duket seksi, misterioze, madje edhe pak intriguese. Por kur të njëjtën fjali ta thotë personi i radhës në një bar, pastaj një tjetër në takimin e parë dhe më pas dikush tjetër në Hinge, ajo që dikur dukej flirtuese fillon të tingëllojë thjesht e lodhshme.

Shprehja “Do më hapësh punë” është kthyer në një nga frazat më të përdorura në kulturën e takimeve, aq sa shumë gra kanë nisur ta konsiderojnë një “red flag” më vete. Në Reddit dhe TikTok, përdoruese të shumta kanë ndarë bezdinë e tyre ndaj burrave që mendojnë se kjo është një mënyrë elegante për të flirtuar.

Dhe problemi nuk është vetëm fakti që është bërë klishe.

Kur “komplimenti” tingëllon si fajësim

Për shumë gra, të quhesh “e rrezikshme” mund të ketë edhe një nëntekst aspak romantik. Fraza mund të krijojë idenë se gruaja është përgjegjëse për atë që burri mund të bëjë më pas, sikur tërheqja që ndien ndaj saj t'i heqë atij përgjegjësinë për zgjedhjet e veta.

Në këtë kuptim, “ti më çmend” ose “ti je e rrezikshme” mund të tingëllojë më pak si kompliment dhe më shumë si një mënyrë për të thënë: “Nuk e di çfarë do të bëj për shkak teje.”

Terapistja e marrëdhënieve Kayte Callaghan ka vënë në dukje se kjo lloj gjuhe mund të lidhet edhe me një histori më të gjerë të fajësimit të grave për mënyrën se si vishen apo sillen, veçanërisht në raste të dhunës seksuale. Prandaj, një fjali që synon të jetë flirtuese mund të ketë një peshë shumë më të pakëndshme nga sa mendon personi që e thotë.

1586bc1d4a046c300f0e6ff4cb0663d6.jpg

Nuk po më njeh, po më vendos në një rol

Ka edhe një problem tjetër: “Je e rrezikshme” nuk thotë asgjë realisht për personin përballë.

Në vend që të tregojë diçka konkrete që pëlqen tek ajo, e vendos menjëherë në një personazh të gatshëm: vajza misterioze, femme fatale, zemërthyesja, gruaja që “i çon burrat drejt telasheve”.

Është më shumë një projeksion sesa një kompliment personal.

Dhe pikërisht këtu qëndron një pjesë e bezdisë. Shumica e njerëzve duan të pëlqehen për atë që janë, jo për një rol që dikush tjetër ka vendosur t'u japë pas pesë minutash bisedë.

Pse burrat vazhdojnë ta përdorin?

d941bc2d2842b958aff18bac187f7e09.jpg

Një pjesë e përgjigjes mund të gjendet te kultura pop. Për vite me radhë, filmat, serialet dhe muzika kanë romantizuar figurën e gruas “të rrezikshme”, misterioze dhe të paarritshme.

Edhe disa studime psikologjike kanë sugjeruar se tipare të lidhura me personalitetin “e errët” mund të perceptohen si tërheqëse në kontekste të caktuara romantike, sidomos kur marrëdhënia është më pak serioze. Kjo mund të ketë ushqyer idenë se t'i thuash një gruaje se është “e rrezikshme” është një mënyrë për t'i bërë të ditur se tërheqja ndaj saj është e fortë.

Problemi? Nuk funksionon domosdoshmërisht kështu në jetën reale.

9c03762f1e985ae3bf7cb2a7d3284a36.jpg

Në vend që të duket misterioze dhe seksi, për shumë gra tingëllon si një fjali e marrë nga një manual i vjetër flirtimi.

Çfarë duan të dëgjojnë gratë në vend të saj

Ndoshta diçka shumë më të thjeshtë dhe personale.

Në vend të “je e rrezikshme”, mund të thuash se të pëlqen mënyra si qesh, se të tërheq mënyra si flet, se të pëlqen energjia e saj apo se po kalon bukur me të.

Sepse fundja, “je e rrezikshme” nuk është domosdoshmërisht flirt. Ndonjëherë është thjesht një kompliment që ka skaduar.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150