
Kendall Jenner dhe Devin Booker po ndezin sërish thashethemet për një rikthim! Gjatë fundjavës, modelja dhe basketbollisti i NBA-së u panë bashkë në të njëjtin hotel në New York. Kendall dhe Devin kanë qenë të lidhur për 2 vite, para se t’i jepnin fund marrëdhënies në nëntor të vitit 2022.
Ky moment mes dyshes vjen pasi një burim tha për People se Kendall dhe Devin mund të jenë duke i dhënë një tjetër shans raportit.
Çifti u nda në nëntor 2022 pas dy vitesh lidhjeje. Në atë kohë, një burim tha për People se ata “kanë shumë dashuri, respekt dhe urojnë veç më të mirën për njëri-tjetrin”, por kishin vendosur të përqendroheshin te karrierat respektive.
“Të dy kanë orare jashtëzakonisht të ngarkuara dhe kanë vendosur ta kenë si prioritet punën,” theksoi burimi.
Modelja dhe basketbollisti e kanë mbajtur gjithnjë private lidhjen e tyre, por në raste ditëlindjesh, postuan disa foto në rrjetet sociale.
Një vit më vonë, burime të afërta me çiftin thanë se Kendall ishte “e çmendur pas” Devin. “Nuk ka qenë kurrë më e lumtur. E gjithë familja e saj e do Devin-in, është një djalë shumë i këndshëm,” tha personi anonim.
Pas konfirmimit të romancës së të tyre në qershor 2022, Kendall dhe Devin u ndanë për pak, por u ribashkuan shpejt. Ata kaluan verën bashkë, më pas u fotografuan në shtator, por në nëntor të vitit 2022 i dhanë fund romancës.
Por, pas gjithë këtyre ribashkimeve, nuk çuditemi kur i shohim prapë bashkë.