
Që ta dish paraprakisht, ky nuk është një artikull që të thotë thjesht se duhet të stërvitesh, por të tregon një nga mënyrat më efikase: iMotion EMS, një stërvitje intensive që për 20 minuta zëvendëson plot 3 orë në palestër.
Çfarë është i-Motion Sport EMS?
Kjo është një ndër risitë më të mira, e cila për fat, ka mbërritur edhe në Shqipëri, falë i-Motion EMS Albania, që sjell tek ti një sistem të ri dhe të avancuar të stërvitjes, i bazuar në teknologjinë EMS. Teknologjia fokuson zona të ndryshme të trupit, me qëllim tonifikimin, zvogëlimin e celulitit, si dhe përmirësimin e qëndrimit apo zvogëlimin e dhimbjeve të mesit.
Ndryshe nga palestra, e cila përqendrohet te zona që ti stërvit, i-Motion Sport, mund të përqendrohet te disa zona njëkohësisht, duke sjellë më shumë rezultat, në një kohë më të shpejtë. EMS funksionon duke dërguar impulse të ndryshme elektrike në muskujt në të cilat vendoset. Përmes elektrodave që vendosen në zona specifike, impulset shkaktojnë kontraktimin e muskujve.

EMS dhe humbja e peshës
Ti mund të pyesësh veten se si lidhet EMS me humbjen e peshës, ndaj ne po i japim fund dilemës tënde. Stërvitja intensive bën forcimin e muskujve, përmirëson metabolizmin, djeg më shumë kalori dhe të bën të humbasësh më shumë yndyrë trupore, duke të të dhënë peshën që ti dëshiron.


Stimulimi i muskujve përshpejton metabolizmin tënd; rritet rezistenca, tonifikohen muskujt dhe kaloritë digjen shumë më shpejt, përmes stërvitjes intensive. Pra, më shumë stërvitje intensive, më shumë kalori të humbura.
EMS dhe zvogëlimi i celulitit
A mundet që kjo stërvitje të zvogëlojë celulitin? Përgjigjja është ajo që po shpresoje: Po!
View this post on Instagram
Si? EMS përmirëson qarkullimin e gjakut, pasi stimulon muskujt dhe indet. Në këtë mënyrë, bëhet edhe tkurrja e lëngjeve të tepërta dhe toksinat në zonat problematike.
Forcimi i muskujve gjithashtu ndihmon në reduktimin e celulitit, pasi kështu ulet shfaqja e celulitit, veçanërisht në zonën e kofshëve dhe vitheve.
EMS shënjestron edhe yndyrën lokale. Kombinuar me një dietë të shëndetshme, kjo stërvitje bën të mundur që të zvogëlohet celuliti në zonat problematike. Si rezultat, lëkura bëhet më e fortë dhe elastike.
5 arsye pse duhet të zgjedhësh i-Motion EMS Albania?
Në fakt, arsyet janë të shumta, por ne po rendisim 5 prej tyre:
1. Teknologjia Wireless dhe fleksibiliteti – Ti ke lirinë e plotë të lëvizjes gjatë gjithë stërvitjes. Pajisja është pa kabllo dhe ti mundesh të shijosh rehatinë dhe lirinë tënde, pa u kufizuar në asnjë moment gjatë stërvitjes.
2. Personalizim i programeve – Nuk ka rëndësi se ç’qëllim ke, i-Motion EMS Albania ka një paketë për ty! Me plot 9 paketa, ushtrime të kombinuara dhe teknologjinë më të mirë, do të kesh super rezultate në shumë pak kohë.
3. Stafi i kualifikuar – Stafi profesionist i i-Motion EMS Albania ofron trajnime të personalizuara, si dhe ndjek me përpikmëri përparimin e çdo klienti, për të ofruar eksperiencën më të mirë për të gjithë.
4. Rezultatet e shpejta dhe efikase – Programet janë krijuar për të dhënë rezultatet më të mira në shumë pak kohë. Seanca që zgjasin 20 minuta, në intervale kohore 1-2 herë në javë janë shpëtim për të gjithë njerëzit që nuk kanë mundësi të kalojnë me orë të tëra në palestër.
5. Mjedis i dedikuar – Ambienti i përkushtuar ndaj klientëve, nevojave dhe kërkesave të tyre është një tjetër arsye pse duhet të zgjedhësh i-Motion EMS Albania. Stafi, mjedisi, rezultatet e stërvitjes e gjithçka në i-Motion EMS Albania të bëjnë të ndihesh i/e motivuar për të zhvilluar stërvitjen dhe marrë rezultatet që dëshiron.
Programet
Larmia e programeve është një tjetër pikë kyçe e i-Motion EMS Albania:
1.Programi për forcimin muskulor – Ka si qëllim rritjen e forcës muskulare dhe mundëson tonifikimin e muskujve.
2. Programi për reduktimin e peshës – Synimi i programit është humbja e peshës dhe zvogëlimi i yndyrës trupore, përmes djegies së kalorive dhe përshpejtimit të metabolizmit.
View this post on Instagram
3. Programi për rehabilitim dhe rikuperim – Rikuperimi i zonave të ndryshme pas dëmtimeve, duke rritur forcën e muskujve të dobët dhe të dëmtuar.
4. Programi për përmirësimin e qëndrueshmërisë – Programi përqendrohet te rritja e qëndrueshmërisë muskulore dhe kardiorespiratore, si dhe ndihmon në forcimin e muskujve.
5. Programi për tonifikim dhe definim të trupit – Siç mund të kuptohet nga emri, programi përmirëson pamjen tënde, duke tonifikuar dhe definuar muskujt në zona të veçanta të trupit.
View this post on Instagram
6. Programi për përmirësimin e posturës dhe stabilitetit – Përmes forcimit të muskujve në qendrën e trupit, do të mund të kesh një qëndrim më të mirë në fare pak kohë.
7. Programi për përmirësimin e performancës sportive – I krijuar për sportistët dhe njerëzit aktivë, ky program përmirëson fuqinë e muskujve, rezistencën dhe shpejtësinë, duke aktivizuar përqindje më të lartë të fibrave muskulore.
8. Programi për reduktimin e celulitit – Programi fokuson zonat me celulit dhe përmes ushtrimeve të kombinuara, bën që të ulet ndjeshëm prezenca e celulitit në zonat problematike.
9. Programi anti-stres dhe për relaksim - Programi ka në fokus zvogëlimin e stresit dhe relaksimin e trupit, pas një dite të lodhshme pune, udhëtimi të gjatë etj.
Ç’duhet të kesh parasysh kur bën seancat i-Motion EMS?
- Mos mungo në seanca, sepse afërmendsh, po s’u paraqite, nuk do kesh rezultat
- Ndiq me kujdes të gjitha këshillat e ekspertëve
- Qëndro deri në fund të seancës! 20 minuta fluturojnë shpejt
- Hidratohu, hidratohu, hidratohu!
- Mos e krahaso rrugëtimin tënd me të tjerët
Pra, nuk ke pse pret më gjatë! Bëhu pjesë e i-Motion EMS Albania dhe përjeto eksperiencën më të mirë! Kur të kesh trupin që do, na trego rezultatet!
- Artikull promovues