Showbiz

Momenti i sikletshëm me poezitë: Mimoza Ahmeti tregon pse nuk pranoi t’i dëgjonte "sa për respekt"

Screenshot 2026-06-30 230857.png
Mimoza Ahmeti ka vendosur t’i japë fund një prej pikëpyetjeve që mbeti pezull pas finales së “Ferma VIP”. Për herë të parë, shkrimtarja dhe poetja ka shpjeguar pse refuzoi të dëgjonte deri në fund poezitë në natën finale, duke e bërë të qartë se vendimi nuk ishte impulsiv, por një zgjedhje e vetëdijshme për të mos komprometuar bindjet e saj artistike.

E ftuar në emisionin “QUO VADIS”, Ahmeti tregoi se i ishte kërkuar që, të paktën për respekt ndaj produksionit, të lejonte leximin e poezive. Megjithatë, ajo nuk pranoi.

“Më thanë që, për hatër të produksionit, të paktën t’i kishe lënë të lexoheshin. Por do të ishin poezi me koncepte që mund të ishin mizerabël dhe unë nuk e pranoja atë lloj koncepti. Do të ishin poezi që kapnin një aspekt për të cilin unë s’kam njohje. Pra, i dola përpara të keqes, për të mos u implikuar më tutje,” u shpreh ajo.

Sipas saj, të thuash “jo” në momentin e duhur është më e ndershme sesa të pranosh diçka që nuk të përfaqëson dhe më pas të përballesh me pasojat.

“Në qoftë se ti nuk e thua atë të vërtetë ashtu siç është ajo, do të të vijë si goditje në një formë tjetër. Më mirë e thua aty ku duhet ta thuash, sesa pastaj të të vijë ndryshe. Duket ndonjëherë sikur e vërteta është e tmerrshme, por ai nuk ishte rasti për të heshtur,” tha poetja.

E vërteta e sikletshme është që në finalen e “Ferma VIP”, tre aktorë të mëdhenj u futën në fermë për të recituar poezitë e saj. Por surpriza nuk shkoi aspak sipas planit.  

Arben Derhemi recitoi. Pastaj nisi Rajmonda Bulku. Mimoza e dëgjoi, e ndoqi për pak sekonda dhe më pas bëri një ndërhyrje të vogël, duke thënë se poezi nuk ishte recituar e plotë. 

Më tej, në dy poezitë e tjera, sikleti u shtua, pasi Mimoza ndërhyri sërish, duke theksuar se materialet e përgatitura, nuk i përkisnin krijimtarisë së saj.

Momenti u bë menjëherë viral dhe, më në fund, Ahmeti ka shpjeguar pse vendosi të ndërhynte. 

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_