Showbiz

Mos Don Xhoni thumboi Jozin? o.O

Mos Don Xhoni thumboi Jozin? o.O
Don Xhon/Loredana/Jozi

Epo, ja ku vijon drama! Don Xhon ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet në pasqyrën e një ashensori dhe duke qenë se rastësitë s’para ekzistojnë, mund të jetë një kundërpërgjigje për deklaratën e Jozit, i cili u shpreh se Loredana “po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm”.

“Na ishte se ç’na ishte…”, shkroi reperi në foto dhe shkrimin e shoqëroi edhe me një emoji me kapele kaubojsi.

Mos Don Xhoni thumboi Jozin? o.O

Sigurisht, mund të mos ketë lidhje, por duke marrë parasysh se rishtazi, kemi parë ca komente me zemra të Don Xhonit në Instagram-in e Loredanës, mbase edhe thumboi Jozin.

Ky postim vjen pasi Jozi, i ftuar tek “TAR”, ai u shpreh:

“Ka marrë nje rrugë jo te mirë mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste aspak të mira dhe të hijshme. Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan".

Përmes postimeve në Instagram, Loredana ka ironizuar këtë deklaratë. Ajo shfaqet krah miqve të saj dhe i prezantoi si “shoqëria e keqe”.

Mos Don Xhoni thumboi Jozin? o.O

 

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️