Në vitin 1918, ndërsa gratë luftonin për të drejtën e votës, një sufragjiste shkroi një broshurë me këshilla për martesën, drejtuar vajzave të reja që po mendonin për të ardhmen e tyre.
Broshura, e cila sot ndodhet në ekspozim në Muzeun e Pontypridd në Uells, ofronte një këndvështrim praktik dhe jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë mbi martesën. Disa prej këshillave duken të lidhura ngushtë me kohën kur u shkruan, por të tjerë tingëllojnë çuditërisht aktuale edhe sot.
1. “Mos u marto fare”
Këshilla e parë ishte ndoshta më radikalja: mos u marto fare.
Një shekull më parë, kur grave u mësohej se një nga qëllimet kryesore të jetës ishte të gjenin bashkëshort, zgjedhja për të qëndruar beqare ishte shumë më e pazakontë se sot.
Sot, gjithnjë e më shumë gra zgjedhin të mos martohen dhe të përqendrohen tek ëndrrat, karriera dhe jeta e tyre, pa presionin shoqëror për të gjetur patjetër një partner.
2. “Shmang burrat e bukur, flirtuesit dhe të pandershmit”
Për ato që gjithsesi vendosnin të martoheshin, sufragjistja kishte një tjetër këshillë: të qëndronin larg burrave flirtues, atyre që silleshin keq dhe atyre që nuk e merrnin seriozisht një marrëdhënie.
Me pak fjalë: shmangni meshkujt që nuk janë të besueshëm.
Një këshillë që, edhe pas më shumë se një shekulli, nuk duket aspak e vjetruar.
3. “Kërko një burrë të fortë dhe të urtë”
Broshura nuk kursehej aspak në përshkrimet e saj për burrat e kohës. Ajo paralajmëronte se shumë prej tyre ishin dembelë, egoistë dhe të pandershëm.
Sigurisht, ky ishte një këndvështrim tepër cinik, por në fillim të shekullit XX zgjedhja e bashkëshortit kishte pasoja shumë më të mëdha për një grua. Gratë nuk kishin ende të drejtë vote dhe kishin shumë më pak mundësi për të zotëruar pasuri, për të ndjekur arsimin e lartë apo për të ndërtuar një karrierë të pavarur.
Prandaj, këshilla për të zgjedhur me shumë kujdes partnerin mbetet e vlefshme edhe sot.
4. “Nëse do që ai të jetë i lumtur, ushqeje”
Këtu sufragjistja bëhej pak më thumbuese.
Ajo shtonte me humor se e njëjta këshillë vlente edhe për qentë: rruga drejt zemrës së një burri, ashtu si e një qeni, kalon nga stomaku.
Sigurisht, gatimi dhe punët e shtëpisë nuk janë detyrë e një gruaje ndaj bashkëshortit të saj. Megjithatë, ideja se një vakt i mirë mund të përmirësojë humorin e dikujt duket ende e vërtetë.
5. “Do të ishe më e mençur të mos rrezikoje”
Në fund, sufragjistja rikthehej te këshilla e saj e parë dhe e mbyllte broshurën me një paralajmërim të prerë: martesa nuk ia vlente gjithmonë rrezikun.
Në një epokë kur gratë kishin shumë më pak të drejta dhe mundësi, martesa mund të nënkuptonte humbjen e një pjese të madhe të pavarësisë së tyre.
Më shumë se një shekull më vonë, kjo këshillë mund të shihet si një kujtesë për të mos hyrë në një marrëdhënie thjesht sepse shoqëria e pret. Zgjedhja e partnerit, pavarësia dhe mënyra se si një marrëdhënie ndikon te jeta e një gruaje mbeten po aq të rëndësishme.
-
-
Sekreti i një martese të lumtur? Përgjigjet një profesor i Harvardit
4 Shtator, 12:51 -
Horoskopi i dashurisë për muajin shtator ?
4 Shtator, 11:50 -
Dashuri me shikim të parë apo “red flag”? Kur duhet të bëni kujdes
3 Shtator, 21:25 -
Horoskopi i Susan Miller: Shtator 2026
2 Shtator, 10:21 -





