Relationships

Mund të fajësoni këtë prind për zgjuarsinë që keni (ose jo), sipas studimit

Mund të fajësoni këtë prind për zgjuarsinë që
Foto: Matthew Osborn | Unsplash

Shumë prej nesh, ndërsa rritemi, harrojmë të vlerësojmë sa shumë kanë bërë prindërit për ne, veçanërisht nënat. Përtej tipareve fizike apo zakoneve që mund të kemi trashëguar, ka disa gjëra të tjera të rëndësishme që mund të na kenë dhënë dhe për të cilat ndoshta nuk kemi menduar kurrë.

Sipas disa kërkimeve shkencore, inteligjenca lidhet më shumë me trashëgiminë nga nëna.

Për ta kuptuar më mirë, duhet parë roli i kromozomeve. Gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat një kromozom X dhe një Y. Kromozomet funksionojnë si bartës të gjeneve që kalojnë nga prindërit te fëmijët.

Sipas një studimi nga Laboratori Shtetëror për Kërkimin e Proteinave dhe Gjeneve Bimore, inteligjenca lidhet me kromozomin X dhe, duke qenë se nënat kanë dy të tillë, ekziston një mundësi më e madhe që disa nga aftësitë tona njohëse të vijnë nga ana e nënës.

Kjo nuk do të thotë se baballarët nuk kanë ndikim. I njëjti studim sugjeron se kromozomi Y lidhet më shumë me disa aspekte fizike të zhvillimit të fëmijës.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se këto eksperimente janë kryer kryesisht te kafshët, edhe pse studiuesit kanë gjetur disa lidhje të mundshme edhe te njerëzit. Ata kanë identifikuar qeliza në pjesë të ndryshme të trurit që kontrollojnë funksione njohëse, si kujtesa dhe procese të tjera mendore, të cilat përmbajnë gjene të trashëguara nga nëna ose babai.

Sipas disa analizave, kafshët me më shumë gjene të trashëguara nga nëna zhvillonin tru dhe kokë më të madhe, por trup më të vogël, ndërsa ato me më shumë gjene nga babai kishin tru më të vogël dhe trup më të madh.

Por nuk janë vetëm gjenet e nënës që ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës. Marrëdhënia emocionale dhe dashuria e saj kanë gjithashtu një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit.

Studiues nga Universiteti i Uashingtonit kanë treguar se një lidhje e sigurt emocionale me nënën mund të ndikojë në rritjen e disa pjesëve të trurit. Sipas tyre, fëmijët që marrin mbështetje emocionale dhe u plotësohen nevojat emocionale e mendore mund të kenë një hipokampus më të zhvilluar gjatë adoleshencës.

Hipokampusi është një pjesë e trurit që lidhet me kujtesën, të mësuarit dhe mënyrën si përballojmë stresin.

Pra, inteligjenca nuk përcaktohet vetëm nga gjenet, por edhe nga mënyra si rritemi, marrëdhëniet që krijojmë dhe mbështetja emocionale që marrim gjatë fëmijërisë. Në fund të fundit, duket se nënat mund të kenë më shumë arsye për t’u vlerësuar sesa thjesht për tiparet që na kanë trashëguar.

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi