Horoscope

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq
Edi Rama; Ogerta Manastirliu; Mirela Kumbaro; Belinda Balluku

Syri i keq është një besëtytni që na ka ndjekur që në fëmijëri dhe çuditërisht, edhe pse mund të jesh ateist/e, sërish ka raste që e ke gjetur veten duke menduar se po, ka njerëz që të marrin mësysh.

E po, edhe qeveria e Edi Ramës s’ka pse të bëjë përjashtim nga këto mendime dhe nëse po mendon se mbrohet nga truproja dhe Garda e Republikës, më lejoni t’ju them se punën e tyre e bëjnë edhe një tufë me fije me ngjyra të ndryshme: të kuqe, të zeza, të bardha, ndonjëherë edhe blu dhe të gjelbra.

Edi Rama – byzylykë që e mbrojnë nga energjitë negative

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Edi Rama njihet si një prej politikanëve që beson në spiritualizëm dhe simbolika të ndryshme të universit, ndaj s’çuditemi fare kur shohim se gjithë kohës shton byzylykë në dorën e tij të majtë. 

Në fotot e fundit, ai shihet me disa shtresa fijesh të kuqe, të zeza dhe me nyje – kombinim i njohur për mbrojtje nga mësyshi.

E kuqja - djeg syrin e keq, jep fuqi dhe vitalitet
E zeza - thith energjitë e liga
Nyjet - mbyllin çdo rrugë hyrjeje të së keqes

Në një vend ku syri i keq përmendet më shpesh se inflacioni, Rama duket se ka ngritur një “gardë mistike” përreth vetes.

Ministret e besuara!

Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Belinda ka zgjedhur një stil më minimalist se Edi Rama, për ca më shumë autenticitet, por edhe për qëllime të tjera. Mesa duket, Belinda do të jetë në këmbë në tokë (ose në rrugë, meqë është ministre e infrastrukturës), si dhe të ketë qartësi në vendimet që merr (që të mos bëhet meme, duh), sepse byzylyku i saj është një kombinim mes fijeve të kuqe dhe të bardha.

E kuqja – mbrotje, fillim të ri, qëndrueshmëri
E bardha – pastërti dhe qartësi në mendje dhe shpirt

Mirela Kumbaro – përjetësisht krah Ramës

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Mirela Kumbaro është vendosur rishtazi ministre e Edukimit, por më parë ka qenë edhe ish-ministre e Arsimit dhe e Turizmit. Është një ndër gratë më jetëgjata në kabinetin e Ramës dhe në CV mund të ketë bosh veç 2 vite nga punët si ministre. Pa merak, se ka qenë në bashkinë e Gjirokastrës gjatë kësaj kohe (vijon të jetë).

Megjithat, Mirela ka një tjetër kombinim interesant: Torquoise dhe të zezën!

Turquoise lidhet me chakra-n e fytit dhe zemrës, për një komunikim më të qartë, qetësi dhe dashuri
E zeza – të mbron nga energjitë intensive, se imagjino të jesh në parlament

Ogerta Manastirliu – mbase do të zërë karrigen e Erion Velisë

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Ogerta gjithashtu është një grua e besuar në kabinetin e Ramës dhe sigurisht, e lidh fija me emrat e sipërpërmendur. Ogerta ka zgjedhur byzylykë të:

Kuq – për fat të mirë, shëndet dhe mbrojtje
Bardhë – qartësi në mendime

Erion Veliaj – 100 “fije të shenjta”, por a mjaftojnë?

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Ah, nga sa shumë gjëra duhet të mbrohet Erion Veliaj! Ai mban në dorën e majtë fije klasike të kuqe, kombinime të shumta dhe madje, edhe ngjyrat e ylberit, për diversitet dhe balancën e chakra-ve.

Turquoise – sjell komunikim dhe qetësi në shpirt, ndaj në Instagram-in e Veliajt gjen pafund letra
E bardha dhe e kuqja – mbrojtje dhe pastrim nga energjitë negative
Ngjyrat e ylberit – qetësi për chakra-t, balancë dhe diversitet energjish pozitive

Nejse, mbase nuk ka bërë kombinimin e duhur, pasi e pamë se ç’ndodhi…

Elisa Spiropali – jashtë “klubit të fijes”

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Ndryshe nga ministret e besuara dhe Edi Rama, Elisa Spiropali nuk ka vendosur byzylykë në duart e saj, por mbase s’ka bërë mirë, se vërtet është ministrja e Europës, por s’mban të njëjtën peshë me Ballukun dhe Kumbaron. Meqë e ka krahasuar Edi Ramën me Skënderbeun, mund të themi që roli që luan është si me thënë, ai i Vrana Kontit.

Ja, kjo fotoja bërtet: "S'un rri me neve, Elisa".

Na duket se e zbuluam se si mbrohet qeveria e Edi Ramës nga syri i keq

Tani, po të shihni me vëmendje, të gjithë byzylykët janë vendosur në dorën e majtë. Pse?

Sepse praktikisht, në spiritualizëm, byzylykët që vendosen në këtë dorë, e thithin energjinë nga jashtë dhe e lënë aty, që të mos shkojë drejt chakra-ve të personit që i mban. Fija e kuqe, në këtë rast, është filtri që të mbron nga negativiteti dhe meqë politika është arti i mashtrimit dhe intrigës, s’u vëmë faj politikanëve që e mbajnë.

E dimë se ç’po mendon, ndaj po të paraprijmë:

Pse byzylykët dhe fijet nuk e mbrojtën Erion Veliajn, i cili jo vetëm u arrestua, por tani edhe mund ta heqin nga detyra?

Për t’i rënë shkurt: Ligji s’e njeh spiritualitetin.
Për t’i rënë gjatë: Në traditën popullore shqiptare, nuk është se po vendose një fije të kuqe, mund të mbrohesh nga gjithçka. Pra, të mbron nga energjia dhe syri i keq, por jo nga drejtësia.

Po edhe varet ku e ka blerë, se për shembull, një byzylyk shpirtëror, thuhet se nëse lidhet nga një “dorë e bardhë” dhe me lutjen e duhur, mund të të mbrojë. Nëse blihet, fjala vjen, në treg, na vjen keq, por është dekor.

Po, nga ana tjetër, byzylyku mund të jetë edhe një “truk” për të qenë më popullor dhe i njëjtë me popullin, për t’i treguar atij se edhe liderët janë të prekshëm nga syri i keq dhe mbrohen prej tij.

Në një përfundim ironik, byzylykët mund të të ruajnë nga mësyshi i komshinjve/njerëzve vërdallë, por jo nga prangat e SPAK-ut. Mund të pastrojnë energjitë e këqija të një mbledhjeje qeverie, por nuk fshijnë dot dosjet e drejtësisë.

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻