Metropolitan

Ndahen (sërish) Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli

Ndahen (sërish) Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli
Getty

Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, për herë të disatë!

Ylli i “Euphoria”, 28 vjeç, dhe influencesja, 25 vjeçe, kanë vendosur “kohët e fundit” të përfundojnë lidhjen e tyre me ulje-ngritje që ka zgjatur katër vjet, tha një burim për People.

Ndahen (sërish) Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli

Olivia Jade nuk ka komentuar ndarjen e përfolur në rrjetet sociale, ndonëse ajo nuk ka qenë ndonjëherë e hapur për lidhjen e saj online. Sa për aktorin, ai as nuk ka Instagram dhe me shumë gjasa, nuk do të marrim kurrë një konfirmim/mohim prej tyre.

Çifti ngjalli për herë të parë thashetheme për romancë në dhjetor 2021, kur u panë në një takim për kafe. Jacob, i cili sapo ishte ndarë nga Kaia Gerber një muaj më parë, u pa atëherë duke qeshur me Olivia Jade, ndërsa shëtisnin në Los Angeles.

Ndahen (sërish) Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli

Në mars 2022, një burim konfirmoi për Us Weekly se ylli i “Priscilla” dhe ish-konkurrentja e “Dancing With the Stars” ishin me të vërtetë bashkë, por theksoi se çifti dëshironte ta merrte lidhjen me qetësi.

“Të dy kanë dalë nga lidhje të tjera kohët e fundit, ndaj nuk po nxitojnë drejt diçkaje serioze,” tha burimi asokohe.

Më pas, në gusht 2022, nisën për herë të parë zërat për ndarje. Një burim i tha atëherë sërish për Us Weekly se ata “e shijonin kohën së bashku”, por në fund nuk dëshironin të ishin të lidhur seriozisht me njëri-tjetrin.

Megjithatë, në maj 2023 dukeshin sikur e kishin rindezur romancën, pasi u panë sërish bashkë, duke u kapur për dore gjatë një daljeje në publik.

Pastaj, në janar 2024, një burim pretendoi se çifti ishte ndarë për herë të dytë, por disa burime të tjera u përpoqën të përgënjeshtronin këto zëra për Page Six. U tha në atë kohë se ylli i “Kissing Booth” dhe influencuesja nuk ishin parë bashkë thjesht sepse ishin “jashtëzakonisht privatë”.

Ndahen (sërish) Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli

Por, duket se tanimë dyshja është ndarë dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë sërish një rikthim.

 

REELS

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

----news/83730/ndahen-serish-jacob-elordi-dhe-olivia-jade-giannulli-i83730