Metropolitan

Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare aktorja e “The Walking Dead”

Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare aktorja e
Getty

Kelley Mack, aktorja e njohur për rolin e saj në serialin “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë.
 
Aktorja nga Cincinnati, Ohio, ndërroi jetë më 2 gusht, pasi u diagnostikua me gliomë të sistemit nervor qendror, thuhet në nekrologjinë e saj të martën, më 5 gusht. Ajo ishte 33 vjeçe.
 
Të afërmit e saj e konfirmuan lajmin e ndarjes nga jeta edhe përmes rrjeteve sociale të vetë aktores, po atë ditë.
 
“Me një trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Kelley-t tonë të dashur. Një dritë kaq e ndritshme ka kaluar përtej, atje ku të gjithë një ditë do të shkojmë,” thuhej në postimin e publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kelley Mack (@itskelleymack)


Si në postimin në Instagram, ashtu edhe në nekrologjinë e saj, thuhej se Mack “u nda nga jeta në paqe”, e rrethuar nga familjarët.
 
Mack kishte 35 role si aktore dhe pesë si producente. Ajo luajti rolin e Addy-t në sezonin e 9-të të “The Walking Dead”, serial i cili zgjati 11 sezone, nga viti 2010 deri në përfundimin e tij në vitin 2022.
 
Gjithashtu, ajo interpretoi në rolin e Penelope Jacobs në sezonin e 8-të të “Chicago Med” dhe në serialin “9-1-1” në FOX. Mori pjesë edhe në filma si “Broadcast Signal Intrusion” dhe në filmin e fundit “Delicate Arch”.
 
Mack përfundoi shkollën e mesme Hinsdale Central në vitin 2010 dhe në vitin 2014 u diplomua në kinematografi në universiteti “Chapman”, në Kaliforni.
 
Mack u la pas nga prindërit e saj, Kristen dhe Lindsay Klebenoë; motrën Kathryn dhe vëllai Parker; gjyshërit Lois dhe Larry; si dhe të dashurin, Logan.
 
 

REELS

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤