Metropolitan

Ç'ndodhi? Brad Pitt paditet nga kompania që shet produkte për zmadhimin e penisit

Ç'ndodhi? Brad Pitt paditet nga kompania që shet produkte

Brad Pitt është përfshirë në një betejë ligjore të pazakontë, pasi një kompani produktesh për meshkuj ka ngritur padi ndaj markës së tij të kujdesit për lëkurën, duke pretenduar se emri i saj është shumë i ngjashëm me të tyrin.

Sipas raportimeve të AirMail, kompania “Beau D.” akuzon markën e aktorit, “Beau Domaine”, për konkurrencë të pandershme dhe konfuzion tek konsumatorët. Debati lidhet kryesisht me ngjashmërinë e emrave dhe identitetit të markës.

Beau D.” u lançua në vitin 2020 dhe fokusohet te produktet luksoze të kujdesit për meshkuj, ndërsa Brad Pitt hyri në tregun e kujdesit të lëkurës në vitin 2022, në bashkëpunim me një familje franceze prodhuese vere. Marka e tij përdor përbërës me bazë rrushi dhe prezantohet si një linjë premium kundër plakjes.

Në fillim, brandi i Pitt quhej “Le Domaine”, por në vitin 2024 emri u ndryshua në “Beau Domaine”, ndryshim që tani është bërë pjesë e konfliktit ligjor. Kompania paditëse pretendon se është përpjekur disa herë të zgjidhë çështjen privatisht, por pa sukses.

Sipas dokumenteve të padisë, “Beau D.” kërkon mbi 75 mijë dollarë dëmshpërblim dhe ndalimin e përdorimit të emrit “Beau Domaine”. Ata argumentojnë se ngjashmëria mes emrave mund të krijojë konfuzion tek klientët, edhe pse të dy kompanitë operojnë në segmente të ndryshme të tregut të skincare.

Ç'ndodhi? Brad Pitt paditet nga kompania që shet produkte

Themeluesi i “Beau D.”, Brandon Palas, e përshkroi produktin e kompanisë së tij si një formulë që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe stimulimin e kolagjenit, ndërsa marka është bërë e njohur edhe për marketingun provokues në rrjet, kryesisht pasi premton rritje të penisit.

Ndërkohë, “Beau Domaine” lidhet ngushtë me investimet e Brad Pitt në Francë, përfshirë vreshtin e famshëm Château Miraval. Marka promovon kombinimin e shkencës së kujdestit të lëkurës me përbërës natyralë të marrë nga rrushi.

Deri tani, përfaqësuesit e Brad Pitt nuk kanë reaguar publikisht për padinë. Megjithatë, ekspertët ligjorë të cituar nga AirMail thonë se çështja mund të mos jetë aq e thjeshtë, duke pasur parasysh dallimet mes dy markave dhe produkteve që ato ofrojnë.

Padia ka tërhequr menjëherë vëmendje në media, duke shtuar një tjetër kapitull të papritur në bizneset e aktorit hollivudian.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

What's going on? Brad Pitt is being sued by a company that sells penis enlargement products

Ç'ndodhi? Brad Pitt paditet nga kompania që shet produkte

Brad Pitt has been embroiled in an unusual legal battle after a men's products company sued his skincare brand, claiming its name is too similar to theirs.

According to AirMail reports , the company “ Beau D. ” accuses the actor’s brand, “ Beau Domaine ,” of unfair competition and consumer confusion. The dispute is mainly related to the similarity of the names and brand identity.

Beau D. ” was launched in 2020 and focuses on luxury men’s grooming products, while Brad Pitt entered the skincare market in 2022, in collaboration with a French winemaking family. His brand uses grape-based ingredients and is presented as a premium anti-aging line.

Pitt's brand was originally called " Le Domaine ," but in 2024 the name was changed to "Beau Domaine ," a change that has now become part of the legal dispute. The plaintiff company claims it has tried several times to resolve the matter privately, but without success.

According to the lawsuit, “ Beau D. ” is seeking more than $75,000 in damages and an injunction against the use of the name “Beau Domaine.” They argue that the similarity between the names could create confusion among customers, even though the two companies operate in different segments of the skincare market .

Ç'ndodhi? Brad Pitt paditet nga kompania që shet produkte

The founder of " Beau D. ", Brandon Palas, described his company's product as a formula that helps regenerate skin and stimulate collagen, while the brand has also become known for provocative marketing on the network, mainly after promising penis enlargement.

Meanwhile, Beau Domaine is closely linked to Brad Pitt's investments in France, including the famous Château Miraval vineyard . The brand promotes the combination of skincare science with natural ingredients derived from grapes.

Brad Pitt's representatives have not yet publicly responded to the lawsuit. However, legal experts cited by AirMail say the issue may not be that simple, given the differences between the two brands and the products they offer.

The lawsuit immediately attracted media attention, adding another unexpected chapter to the Hollywood actor's businesses.