Showbiz

Ç’ndodhi?! Egli dhe Gjesti heqin njëri-tjetri nga Instagram-i! o.O

Ç’ndodhi?! Egli dhe Gjesti heqin njëri-tjetri nga Instagram-i!
Gjesti/ Egli

 
Përshëndetje njeri kurioz! E dimë pse klikove dhe s’po i biem gjatë: Egli dhe Gjesti i kanë bërë ‘unfollow’ njëri-tjetrit në Instagram!  
 
Ja provat!

Ç’ndodhi?! Egli dhe Gjesti heqin njëri-tjetri nga Instagram-i!

Ç’ndodhi?! Egli dhe Gjesti heqin njëri-tjetri nga Instagram-i!
 
Me shumë gjasa, kemi një dramë të re në horizont, ose dyshja thjesht ka vendosur të mos ndiqet për arsye që s'kanë lidhje me ndonjë sherr. Mos harro: Instagram-i s’tregon jetën e vërtetë të njerëzve.
 
Por si për rastësi (ose dreq), veprimi vjen pasi motra e Gjestit, Blerina (ndoshta) thumboi Eglin në Instagram, duke e krahasuar me një gomar prej pellushi, pasi Egli kishte publikuar një video me një Labubu ngjyrë gri. Në video, Egli pyeste ndjekësit se “me kë u ngjante Labubu”.
 
Blerina u kundërpërgjigj, duke publikuar videon dhe pyeste një person që nuk shfaqet në kamera se çfarë është lodra që mban në dorë. Kur merr përgjigjen se lodra ishte “gomar”, Blerina ia kthen “si ca njerëz”.

Kliko këtu për më tepër
 
Epo, mbase Egli s’i ka shumë mirë punët me gjithë familjen…
 

REELS

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌