Showbiz

Në darkën para dasmës së Taylor Swift, vëmendjen e rrëmbeu fustani i Selena Gomez

selena-gomez-taylor-swift-travis-kelce439-07022026-032fc1f1d8f54b50b71a91e98117544f.webp
Selena Gomez ishte mes të ftuarve VIP në darkën e organizuar një natë para dasmës së mikeshës së saj të ngushtë, Taylor Swift, dhe të fejuarit të saj, Travis Kelce.

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare mbërriti në festën e mbajtur në Madison Square Garden në New York, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi pa rripa nga Oscar de la Renta, të kombinuar me taka Jimmy Choo dhe bizhuteri elegante me diamante.

Pak para eventit, Selena ndau në Instagram një video ku shfaqej duke u bërë gati me një buzëkuq nga marka e saj, Rare Beauty, ndërsa më herët publikoi edhe një foto romantike me bashkëshortin e saj, Benny Blanco, duke shkruar: 

"Do doja që Benny të ishte këtu tani."

selena-gomez437-07022026-0b785cecff124bf6aa1c37645599830a.webp

Miqësia mes Selenës dhe Taylor-it daton që prej vitit 2008, kur të dyja ishin në lidhje me vëllezërit Jonas. Që atëherë, ato kanë mbetur ndër mikeshat më të afërta në industrinë e muzikës, duke mbështetur vazhdimisht njëra-tjetrën në momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës.

taylor-swift-selena-gomez-2025-030426-852e619359ce43bbae4b074b0b389209.webp

Madje, vitin e kaluar, Taylor Swift ishte e pranishme në dasmën e Selena-s me Benny Blanco-n, ku mbajti edhe një fjalim emocional për çiftin.

Në darkën para dasmës së Taylor dhe Travis morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur si Lena Dunham, Jack Antonoff, Abigail Anderson, Erin Andrews dhe Greg Olsen.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan në gusht të vitit 2025, pas gati dy vitesh lidhjeje, ndërsa ceremonia e tyre është cilësuar si një nga ngjarjet më të përfolura të vitit në botën e showbiz-it.

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi