Metropolitan

Në TikTok njerëzit po tregojnë përshtypjet për librat në mënyrë të pazakontë

Në TikTok njerëzit po tregojnë përshtypjet për librat

Në TikTok del çdo ditë një trend i ri, një video e re virale apo edhe një frazë. Krijuesit online, sidomos ata me miliona ndjekës e vendosin në heshtje cili do jetë trendi i ri që do publikohet dhe ndiqet.

Këtë herë janë përshtypjet mbi libra të ndryshëm, por jo siç jemi mësuar t’i dëgjojmë apo lexojmë. Në TikTok, përshtypjet e librave jepen në heshtje.

E ngjashme me lojën e heshtjes, këto video tregojnë persona duke treguar librin, duke e shfletuar, por pa folur asnjë fjalë. Mendimi shprehet me mimika të ekzagjëruara që ndjekësit të kuptojnë nëse libri ia vlen të lexohet apo jo.

Hashtag-u #bookreview aktualisht ka 18.4 milionë shikime. Sipas ndjekësve të rregullt ky trend doli mga kategoria #BookTok, e cila i dedikohet pikërisht librave.

Fansat e kanë komentuar shumë këtë trend dhe përgjithësisht pozitivisht.

Artikuj të sugjeruar: