Anabelizim

Në udhëkryqin ku më le me ikjen tënde, po mësoj të jetoj e vetme

Në udhëkryqin ku më le me ikjen tënde, po mësoj të
Rikrijim i "Morning Sun", pikturës së Edward Hopper, nga Ed Lachmann

Nuk kam pasur kurrë guximin t’i them këto gjëra me zë të lartë. Dhe, në një farë mënyre, edhe në këtë letër po më dridhen gishtat. Por kam nevojë të nxjerr diçka nga vetja – jo për të marrë dhembshuri, as për të marrë përgjigje, por thjesht sepse po më mbyt heshtja.

Unë jam ajo vajza që mendoi se më në fund e gjeti dashurinë. Nisi si një lidhje që më dha shpresë, ngrohtësi, ndjesinë se më kuptonte dikush. Unë e doja, e admiroja, e mbaja në zemër si diçka të rrallë. Dhe kur u martuam, mendova se po niste jeta ime e re, jeta që kisha ëndërruar. Por shumë shpejt, gjithçka nisi të ndryshonte. Jo me një shpërthim, por me copëza të vogla që binin një nga një: heshtje, ftohtësi, mungesë lidhjeje. Unë po flisja me ndjenjë, ai po jetonte me logjikë. Unë po mundoja të hapesha, ai mbyllej më shumë. Dhe në fund, u largua. Ai vendosi për të dy. Ai kërkoi divorcin.

Ndonjëherë them me vete: si mund të të lëndojë dikush që e dashurove pa kushte? Si mund të të japë premtime dhe pastaj të të braktisë si të ishe një gabim që nuk duhej bërë kurrë? Dhe më e keqja, është se tani që jam larg tij, nuk e ndjej dot as veten time. Si të isha pezull, në një hapësirë boshe mes asgjësë dhe një shprese që s’di nga vjen.

Unë kam luftuar me ankthin që e mbaja brenda për vite. Kam bërë sikur jam e fortë, kur në të vërtetë më mjaftonte një fjalë për të shpërthyer në lot. Nuk e kam pasur të lehtë të kërkoj ndihmë. Kur e bëja, ndihesha sikur po ngarkoja të tjerët. Edhe tani, njerëzit më thonë të jem mirënjohëse për gjithçka që kam, por askush s’e kupton çfarë do të thotë të zgjohesh çdo ditë dhe të ndihesh si një shpirt i lodhur në një trup që veç po mbahet me zor.

Shpesh pyes veten: a do ta kisha shmangur gjithë këtë, po të mos e kisha dashur aq shumë? A do të ishte më mirë po të mos e kisha besuar kur më tha që do të më donte përherë? Dhe kur më kujtohen netët që kam kaluar pa gjumë, duke e imagjinuar me një tjetër grua pranë tij, ndjej një lloj vdekjeje të ngadaltë brenda vetes. Sepse edhe pse nuk dua ta kthej, më dhemb që s’jam më në zemrën e dikujt që ishte gjithçka për mua.

Sot, po mundohem të ndërtoj një vete të re. Në një shtëpi që nuk ndihet si e imja, në një jetë që më duket si diçka e huaj. E kam lënë pas gjithçka, por plagët janë ende aty. E ndonjëherë më duket sikur nuk do të më falë as koha, as vetja, për gjithçka që kalova, që durova, që më mungon, që s’munda të jem.

Nuk dua më ta fsheh dhimbjen pas një buzëqeshjeje që s’më përket. Kjo është historia ime – një histori dashurie, zhgënjimi dhe mbijetese. Dhe nëse po e lexon dikush që është në vendin tim: e di që duket sikur kjo nuk do të marrë fund kurrë. Por e vetmja mënyrë për të ecur përpara është të flasim, të tregojmë, të ndajmë. Edhe nëse s’jemi gati të flasim me zë të lartë, le të shkruajmë. Sepse heshtja nuk është më një vend i sigurt.

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

At the crossroads where you left me with your departure, I'm learning to live alone.

Në udhëkryqin ku më le me ikjen tënde, po mësoj të
Re-creation of "Morning Sun", Edward Hopper

I have never had the courage to say these things out loud. And, in a way, my fingers are shaking even in this letter. But I need to get something out of myself – not to get sympathy, not to get answers, but simply because the silence is suffocating me.

I am that girl who thought she had finally found love. It started as a relationship that gave me hope, warmth, the feeling that someone understood me. I loved him, admired him, I held him in my heart as something rare. And when we got married, I thought my new life was beginning, the life I had dreamed of. But very quickly, everything started to change. Not with an explosion, but with small pieces that fell one by one: silence, coldness, lack of connection. I was speaking with feeling, he was living with logic. I was trying to open up, he was closing himself off more. And in the end, he left. He decided for both of us. He asked for a divorce.

Sometimes I say to myself: how could someone you loved unconditionally hurt you? How could they make promises and then abandon you like you were a mistake that should never have been made? And the worst thing is that now that I'm away from him, I can't even feel myself. As if I were suspended, in an empty space between nothingness and a hope that I don't know where it comes from.

I've struggled with anxiety that I've kept bottled up for years. I've pretended to be strong, when in reality, all it took was one word to make me burst into tears. It wasn't easy for me to ask for help. When I did, I felt like I was burdening others. Even now, people tell me to be grateful for everything I have, but no one understands what it's like to wake up every day and feel like a tired soul in a body that's barely holding on.

I often ask myself: would I have avoided all this if I hadn't loved him so much? Would it have been better if I hadn't believed him when he told me he would love me forever? And when I remember the sleepless nights I spent imagining him with another woman by his side, I feel a kind of slow death inside me. Because even though I don't want him back, it hurts me to no longer be in the heart of someone who was everything to me.

Today, I'm trying to build a new self. In a house that doesn't feel like mine, in a life that feels like something foreign to me. I've left everything behind, but the wounds are still there. And sometimes it feels like neither time nor myself will forgive me, for everything I've been through, for everything I endured, for everything I miss, for everything I couldn't be.

I no longer want to hide the pain behind a smile that doesn't belong to me. This is my story – a story of love, disappointment and survival. And if anyone is reading this who is in my shoes: I know it feels like this will never end. But the only way to move forward is to talk, to tell, to share. Even if we are not ready to speak out loud, let's write. Because silence is no longer a safe place.

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the “Untold Stories” column – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at [email protected] .