Showbiz

Nëna e Shpatit për humbjen e këngëtarit: “Le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë!”

Nëna e Shpatit për humbjen e këngëtarit: “Le të

Nëna e Shpat Kasapit ka folur për të birin e ndjerë në Akademinë Përkujtimore në Çair, duke përcjellë ndjesitë e saj për lajmin e hidhur. Gjylymsere Kasapi, prej vitesh mësuese, tregoi se gjysma e shpirti të saj ka humbur, pas vdekjes së beftë dhe të parakohshme të këngëtarit.

“Sot do thoni pse nuk jam në gjendje të flas. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndiej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. Dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet.”

Ajo shprehu gjithashtu krenarinë e saj për rritjen e Shpatit, të cilin e ka dashur shumë jo vetëm familja, por edhe publiku:

“Në një aspekt tjetër, jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, por i të gjithëve. Ju e paskeni dashur dhe unë nuk e kam ditur që e keni dashur kaq shumë.”

Nëna e Shpatit për humbjen e këngëtarit: “Le të

Më tej, ajo tregoi se Shpati nuk ka qenë i qetë këtë vit dhe se shpreson të prehet në paqe.

“Le të prehet në paqe. Le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje.”

Në fund, ajo bëri një lutje për pjesën tjetër të familjes, që do të jenë edhe motivi i saj në vitet në vijim:

“E lus Zotin, me lutjet e mia më të fuqishme që të më ruajë fëmijët e tjerë, dritat e syve: Albinin, Jehonën, nipërit, mbesat, Roelin dhe Selvijen, që do më mbajnë të gjallë nëse jam në jetë tutje. Le të prehet në lulet e xhenetit!”, përfundoi ajo.

Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare. Ai u përcoll për në banesën e fundit ditën e diel, në Tetovë, mes nderimeve dhe homazheve që bënë bashkë familjarë, miq dhe dashamirës së muzikës së tij.

 

REELS

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

🤣🤣🤣

Bëhet ndonjëra për tenis? 😎 Video credit: @rsimacourbe

Dhe ç’është më e bukura? Te @lushalbania produktin e gjeni për vetëm 2000 lekë. Mos na thoni që s’ju thamë! 🤭

😩

Mbani shënime!

Frika deri në palcë. 😩