Health

Nëse jeni lodhur nga standardet e paarritshme të bukurisë, lexoni çfarë thotë Hilary Duff

Nëse jeni lodhur nga standardet e paarritshme të bukurisë, lexoni

Në një periudhë kur rrjetet sociale po rikthejnë në fokus standardet ekstreme të dobësisë përmes trendit të njohur si SkinnyTok, Hilary Duff po dërgon një mesazh krejtësisht ndryshe. Aktorja dhe këngëtarja amerikane ka folur hapur për marrëdhënien e saj me trupin, duke theksuar se sot synimi i saj nuk është të jetë më e vogël, por më e fortë.

Duff u rrit nën dyrin e publikut në një kohë kur industria ushtronte presion të madh mbi vajzat e reja për të qenë sa më të dobëta. Ajo ka treguar më parë se në moshën 17-vjeçare u përball me një çrregullim të të ngrënit, si pasojë e pritshmërive të larta dhe komenteve të vazhdueshme për pamjen e saj.

Nëse jeni lodhur nga standardet e paarritshme të bukurisë, lexoni

Me kalimin e viteve, veçanërisht pasi u bë nënë, Duff ka ndryshuar mënyrën se si e sheh trupin e saj. Në vend që të ndjekë standarde të paarritshme bukurie, ajo është fokusuar te shëndeti, forca dhe mirëqenia.

Në një intervistë të fundit, Hilary tha se sot dëshiron të jetë “më e fortë, jo më e vogël”. Ajo kujtoi se është rritur në një epokë kur "në modë" ishte një trup sa më i hollë, ndërsa tani e vlerëson forcën fizike dhe muskujt që dikur e bënin të ndihej në siklet.

Sipas saj, të pasurit një trup të fortë nuk është diçka për t’u fshehur, por një arsye për t’u ndier krenare. Kjo qasje pasqyron edhe një ndryshim më të gjerë që po ndodh në botën e mirëqenies dhe fitness-it.

Gjithnjë e më shumë ekspertë po theksojnë rëndësinë e ndërtimit të masës muskulore dhe jo vetëm humbjen e kilogramëve. Muskujt luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizëm, ndihmojnë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe mbështesin shëndetin e kockave, veçanërisht me kalimin e viteve.

Për këtë arsye, shumë gra po orientohen drejt aktiviteteve si stërvitja me pesha, Pilates me rezistencë dhe programe të fokusuara te forca, duke e zhvendosur vëmendjen nga pesha në peshore te ndjesia e mirë dhe funksionimi i shëndetshëm i trupit.

Mes rikthimit të trendeve që promovojnë dobësinë ekstreme, mesazhi i Hilary Duff vjen si një kujtesë se shëndeti dhe forca kanë më shumë vlerë sesa përpjekja për t’iu përshtatur standardeve të momentit. 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

If you're tired of unattainable beauty standards, read what Hilary Duff has to say

Nëse jeni lodhur nga standardet e paarritshme të bukurisë, lexoni

At a time when social media is bringing extreme standards of thinness back into focus through the trend known as SkinnyTok , Hilary Duff is sending a completely different message. The American actress and singer has spoken openly about her relationship with her body, emphasizing that today her goal is not to be smaller, but stronger.

Duff grew up in the public eye at a time when the industry put immense pressure on young girls to be as thin as possible. She has previously revealed that she struggled with an eating disorder at the age of 17, as a result of high expectations and constant comments about her appearance.

Nëse jeni lodhur nga standardet e paarritshme të bukurisë, lexoni

Over the years, especially since becoming a mother, Duff has changed the way she views her body. Instead of pursuing unattainable beauty standards, she has focused on health, strength, and well-being.

In a recent interview, Hilary said that today she wants to be “ stronger, not smaller .” She recalled growing up in an era when a slimmer body was “in fashion,” and now she values ​​the physical strength and muscles that once made her feel embarrassed.

According to her, having a strong body is not something to hide, but a reason to feel proud. This approach also reflects a broader change that is happening in the world of wellness and fitness.

More and more experts are emphasizing the importance of building muscle mass, not just losing weight. Muscle plays an important role in metabolism, helps control blood sugar levels, and supports bone health, especially as you age.

For this reason, many women are turning to activities like weight training, resistance Pilates, and strength-focused programs, shifting the focus from the weight on the scale to feeling good and having a healthy body.

Amid the return of trends that promote extreme thinness, Hilary Duff's message comes as a reminder that health and strength are more valuable than trying to fit the standards of the moment.