Metropolitan

Nëse nuk e keni parë ende serialin “Widow’s Bay”, 14 çmime Emmy mund t’ju bindin

Nëse ka një serial që doli si fituesi i madh i Emmy Awards 2026, ai është “Widow’s Bay”. Komedia horror e Apple TV, e cila u transmetua vetëm pak muaj më parë, në prill, përfundoi mbrëmjen e çmimeve me një bilanc mbresëlënës: 14 çmime Emmy gjithsej.

Gjashtë prej tyre u dhanë gjatë ceremonisë kryesore të së hënës, mes tyre "Seriali më i mirë komedi", "Skenari më i mirë" dhe "Regjia më e mirë për një serial komedi', si edhe çmime për performancën e aktorëve Matthew Rhys, Stephen Root dhe Kate O’Flynn. Tetë të tjera ishin fituar më herët gjatë ceremonive Creative Arts Emmy.

Nëse nuk e keni parë ende serialin “Widow’s Bay”, 14
Matthew Rhys pranon çmimin "Aktori më i mirë në rol protagonist në një serial komedi" për "Widow's Bay".

Por çfarë është “Widow’s Bay” dhe pse po flitet kaq shumë për të?

Seriali ka në qendër Tom Loftis, kryebashkiakun e një qyteti të vogël ishullor pranë brigjeve të New England, të interpretuar nga Matthew Rhys. Ai përpiqet ta shndërrojë vendin në një destinacion turistik, por banorët vendas kanë një paralajmërim: ishulli është i mallkuar.

Në fillim, historitë e tyre duken më shumë si bestytni të vjetra, por sapo turistët shkojnë, ngjarjet e çuditshme që banorët kanë treguar prej vitesh nisin të bëhen realitet.

Nëse nuk e keni parë ende serialin “Widow’s Bay”, 14
“Widow’s Bay", K Callan dhe Matthew Rhys.

Apple e përshkruan serialin si një kombinim mes horrorit të mirëfilltë dhe komedisë së ndërtuar mbi personazhet. Pikërisht ky ekuilibër ishte një nga gjërat që e tërhoqi Matthew Rhys kur lexoi skenarin.

Ai tregoi për Good Morning America se kishte momente kur materiali e trembte vërtet dhe të tjera kur e bënte të qeshte me zë. Fillimisht, aktori kishte dyshime nëse një kombinim kaq i vështirë mund të funksiononte, por rezultati duket se i bindi edhe votuesit e Emmy Awards.

Nëse nuk e keni parë ende serialin “Widow’s Bay”, 14
Skenaristja Katie Dippold dhe anëtarë të kastit pranojnë çmimin për "Serialin më të mirë komedi.

Edhe historia pas krijimit të serialit është interesante. Katie Dippold, krijuesja dhe skenaristja e “Widow’s Bay”, punoi për gati dy dekada mbi pilotin e projektit. Ajo ka treguar se për vite me radhë e ndryshonte historinë, hiqte pjesë, shtonte të tjera dhe përpiqej të gjente formën e duhur. 

Dippold, e cila ka shkruar më parë edhe për “Parks & Recreation”, e ka përshkruar realizimin e serialit si diçka që për një kohë të gjatë dukej thuajse e pamundur. 

“Widow’s Bay” debutoi në Apple TV në prill, ndërsa episodet e reja u publikuan çdo javë deri në qershor.