Fashion & Beauty

Nëse po mendon të ndryshosh flokët, kjo është nuanca që po zgjedhin të gjitha

Nëse po mendon të ndryshosh flokët, kjo është nuanca
Foto: Future

Ka një arsye pse tonet e arta rikthehen gjithmonë në modë: ato i japin fytyrës dritë, e bëjnë pamjen më të butë dhe krijojnë atë efektin sikur flokët janë puthur nga dielli.

Biondja në nuancë mjalti është një nga ngjyrat më të kërkuara të këtij sezoni. Ajo shihet gjithnjë e më shpesh te figura të njohura si Beyoncé, Zendaya, Keke Palmer dhe Rihanna, sepse arrin të duket njëkohësisht natyrale dhe elegante.

Kjo nuancë ka diçka të veçantë: nuk duket sikur është krijuar me shumë mundim. Versionet më të bukura japin përshtypjen sikur dielli ka bërë pjesën më të madhe të punës, edhe pse pas tyre mund të fshihen orë të tëra në parukeri.

Ajo funksionon si për flokët kafe që duan pak më shumë dritë, ashtu edhe për flokët biondë që kanë nevojë për një pamje më të butë. Rezultati nuk është një ndryshim ekstrem, por një përmirësim i dukshëm që e bën ngjyrën më të pasur.

Çfarë është biondja mjaltë?

Pavarësisht emrit, biondja mjaltë nuk është vetëm një nuancë e vetme. Parukieri i personazheve të njohura, Matt Rez, e përshkruan si një ngjyrë të çelët me tone të ngrohta dhe reflektime të arta.

Disa versione janë më të thella dhe të ngrohta, ndërsa të tjera duken më të çelëta, kremoze ose me shkëlqim të ngjashëm me ngjyrën e shampanjës.

Kjo është pikërisht arsyeja pse kjo ngjyrë është kaq e dashur: mund të përshtatet me shumë nuanca lëkure pa humbur karakteristikën e saj kryesore, ngrohtësinë.

Megjithatë, duhet pasur kujdes që nuanca të mos kalojë shumë në të kuqe ose në ngjyrë bakri. Për ta ruajtur sa më gjatë, këshillohet përdorimi i produkteve të përshtatshme për flokë të lyer dhe trajtimeve që rikthejnë shkëlqimin.

Variantet më të bukura të biondes mjaltë

Biondja klasike mjaltë

Kjo është forma më tradicionale e kësaj ngjyre: flokë biondë me reflektime të arta dhe thellësi natyrale.

Sekreti është kombinimi i fijeve më të çelëta me disa nuanca pak më të errëta, që e bëjnë flokun të duket më voluminoz dhe jo i sheshtë.

Nga kafe në mjaltë

Për ato që nisen nga flokë të errët, kalimi në këtë nuancë kërkon kohë dhe durim. Ekspertët këshillojnë të mos hiqet e gjithë thellësia e flokut, sepse kontrasti mes rrënjëve më të errëta dhe fijeve të arta krijon pikërisht atë efektin luksoz.

Një ndryshim i bërë me kujdes i jep flokut pamje më natyrale dhe shmang vijat e forta mes ngjyrave.

Biondja mjaltë me rrënjë natyrale

Kjo është një zgjedhje shumë praktike, sepse lejon që rrënjët e errëta të duken bukur në vend që të fshihen.

Një teknikë me fije të lyera gradualisht krijon një kalim të butë dhe e bën mirëmbajtjen më të lehtë.

Mjalti vanilje

Një nga versionet më të ndritshme të kësaj ngjyre. Ka një përzierje tonesh të arta dhe të buta që reflektojnë dritën dhe i japin fytyrës një pamje më të freskët.

Kjo nuancë shihet shpesh te Sabrina Carpenter dhe është e preferuar për efektin e saj të ndriçuar.

Mjalti i diellit

Ky variant ka një pamje sikur flokët janë zbardhur natyrshëm gjatë verës. Parukierët e krijojnë duke kombinuar tone të arta që japin shkëlqim, por pa e bërë flokun të duket i dëmtuar.

Mjalti i ngrohtë

Një version më intensiv, me tone më të pasura. Blake Lively është një nga shembujt më të mirë të kësaj ngjyre, e cila afrohet pak me nuancat e kuqërremta, por ruan karakterin e mjaltit.

Mjalti në formë hojeje

Kjo nuancë kombinon fije të arta të theksuara me një bazë më natyrale. Lindsay Lohan e ka provuar këtë version, i cili i jep flokëve ngrohtësi pa u bërë shumë i kuq.

Fijet mjaltë

Fijet më të trasha në këtë nuancë janë rikthyer sërish. Ato krijojnë kontrast të bukur, sidomos te flokët kaçurrela ose me onde, duke theksuar formën e flokut.

Brune me prekje mjalti

Për ato që nuk duan të bëhen plotësisht bionde, kjo është zgjedhja ideale. Disa tone më të çelëta se ngjyra natyrale e flokut dhe një shkëlqim i ngrohtë mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen pa e humbur bazën kafe.

Mjalti karamel

Rihanna ka treguar sa bukur funksionon kjo përzierje mes kaçurrelave natyrale dhe reflektimeve karamel. Kjo nuancë shkon shumë mirë edhe me veshje dhe grim në tone të ngrohta.

Mjalti i theksuar

Jennifer Lopez është një nga ikonat e kësaj pamjeje. Fijet më të trasha me ngjyrë mjalti i japin flokëve një efekt modern, por me frymë të viteve të para të mijëvjeçarit.

Brune mjaltë

Një version më i errët dhe elegant i trendit. Naomi Campbell ka treguar se edhe flokët më të thellë mund të marrin një shkëlqim të ri me reflektime të ngrohta.

Mjalti me efekt plazhi

Jennifer Aniston është shembulli klasik i kësaj pamjeje: flokë që duken sikur sapo janë kthyer nga pushimet, me reflektime natyrale dhe shumë shkëlqim.

Biondja mjaltë e modeleve

Bella Hadid e bëri këtë nuancë një nga pamjet e saj më të njohura. Është një version më i pastër dhe elegant i biondes, me një efekt që të kujton flokët e modeleve.

Biondja mjaltë në stilin e Beyoncé

Sekreti i kësaj ngjyre është baza e artë dhe fijet më të zbehta që krijojnë dimension. Një kombinim që duket veçanërisht bukur me modele flokësh gjysmë të mbledhura.

Biondja mjaltë me kontrast

Selena Gomez tregoi se edhe flokët shumë të errët mund të shndërrohen bukur në këtë nuancë. Baza e errët krijon kontrast me fijet më të çelëta dhe i jep pamjes më shumë karakter.

Biondja mjaltë kremoze

Rosie Huntington-Whiteley është një nga figurat që e ka bërë këtë ngjyrë të famshme. Është një nuancë e butë, e pastër dhe shumë elegante.

Çfarë duhet t’i kërkoni parukierit?

Ekspertët sugjerojnë të kërkoni një pamje sikur flokët janë ndriçuar natyrshëm nga dielli: tone të ngrohta, të buta dhe të arta.

Një teknikë me fije të shpërndara gradualisht është zgjedhja më praktike, sepse rritja e rrënjëve nuk bie shumë në sy dhe mirëmbajtja bëhet më e lehtë.

Në varësi të ngjyrës së lëkurës, biondja mjaltë mund të shkojë nga nuancat e arta si gjalpi deri tek tonet më të thella si qelibari.

Si të ruhet kjo ngjyrë?

Krahasuar me biondet shumë të ftohta, nuancat mjaltë kërkojnë më pak mirëmbajtje. Ato rriten më natyrshëm dhe zakonisht mund të rifreskohen pas rreth dy ose tre muajsh.

Për ta mbajtur ngjyrën të gjallë, këshillohet përdorimi i maskave hidratuese, produkteve që mbrojnë flokun nga nxehtësia dhe trajtimeve që rikthejnë shkëlqimin.

Një shampo me pigment vjollcë mund të përdoret herë pas here për të shmangur zverdhjen e tepërt, por nuk duhet tepruar, sepse mund të ftohë tonet e ngrohta që i japin kësaj ngjyre hijeshinë e saj.

Biondja mjaltë është pikërisht ajo lloj ngjyre që nuk duket si një ndryshim i madh, por e bën të gjithë pamjen më të kuruar, më të ndritshme dhe më elegante.

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.