Nevina Shtylla ka ndarë me ndjekësit një lajmtë bukur për të, duke zbuluar se është në pritje të ëmbël.
Moderatorja ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa në fund të videos kthehet për t’i treguar kamerës barkun e rrumbullakosur. Nevina buzëqesh ndërsa zbulon kështu shtatzëninë, duke e shoqëruar videon me një fjali që e përmbledh më së miri emocionin e këtij momenti: “Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë.”


Lajmi vjen disa muaj pasi Nevina foli më hapur se zakonisht për jetën e saj private, marrëdhënien me partnerin, Arbrin, dhe planet për të ardhmen. Në maj, e ftuar në Top Albania Radio, ajo tregoi se një fëmijë ishte pjesë e planeve të çiftit, duke e konsideruar si një hap të natyrshëm në jetën e tyre.
“Pjesë e jetës është dhe një fëmijë dhe normalisht është diçka që nuk e shmangim dot sado të justifikohemi që kemi ngarkesë. Pa diskutim është në planet tona, po duke parë, duke bërë, duke i shtuar gjërat pak më tepër”, u shpreh ajo në atë kohë.
Në të njëjtën intervistë, Nevina foli edhe për lidhjen e saj me Arbrin, duke treguar se njiheshin prej shumë vitesh dhe se marrëdhënia e tyre kishte qenë gjithmonë larg presioneve që mund të sillte jeta e saj në ekran.
Ajo tregoi gjithashtu se nuk e kishte imagjinuar veten në një dasmë tradicionale, duke thënë se në të ardhmen do të preferonte një festë për të celebruar dashurinë e tyre, në vend të një ceremonie tipike dhe masive.
Tashmë, planet për të ardhmen e Nevinës duket se po kthehen në realitet! :)