Showbiz dhe TV

Ledioni dhe Sara zyrtarisht të fejuar!

2 Janar 2016

Ledioni dhe Sara zyrtarisht të fejuar!

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë zyrtarisht të fejuar. Këtë e bëri të ditur Sara, përmes Instagram-it. (foto 2). ‘Një vit i ri krejtësisht ndryshe. Po!’, shkroi ajo, duke treguar unazën e fejesës, me një gur që shkëlqen.

Lidhja mes tyre është bërë publike nga Anabel në gusht të 2014-ës. Ata kanë dalë bashkë publikisht disa muaj më vonë.  Ledioni, 29 vjeç, me ç’duket i ka propozuar Sarës, 19, në ditën e parë të vitit të ri 2016.