SHËNIM PËR MEDIAT ONLINE QË BOTOJNË PËRKTHIMIN E HOROSKOPIT NGA ANABEL.AL
Prej mëse 4 vitesh, Anabel.al ka sjellë tek ju horoskopin mujor nga astrologia e famshme amerikane Susan Miller, e njohur ndryshe si “Mbretëresha e Astrologjisë”. Kjo astrologe u prezantua për herë të parë për lexuesin shqiptar në faqen tonë në Facebook “Revista Anabel” në vitin 2011 dhe më pas, nisi të publikohej çdo muaj në anabel.al.
Pavarësisht se burimi është i hapur për të gjithë mediat dhe horoskopi botohet falas për të gjithë, Anabel.al rezervon të drejta të plota mbi përkthimin prej gati 15 faqesh në 'Word' dhe ju sugjeron të gjithë mediave të tjera online që kanë dëshirë të botojnë shpjegimin astrologjik mujor të kësaj astrologeje, që të bëjnë përkthimin dhe përshtatjen duke shfrytëzuar burimet e tyre njerëzore dhe jo të keqpërdorin punën dhe investimin kohor në përkthim dhe përshtatje të Anabel.al, duke e botuar të gatshëm mot-a-mot horoskopin tonë, qoftë të cituar, qoftë edhe të pacituar. Faleminderit!
Ky vit i ri do jetë i suksesshëm dhe i paharrueshëm për ju, por do duhet një strategji e mirë në mënyrë që iniciativat tuaja të zenë vend në kohën e duhur. Arsyeja për këtë gjë është sepse, Marsi, planeti juaj udhëheqës, do jetë i dobët për një pjesë të mirë të vitit, nga prilli deri në gusht. Marsit i duhen dy ditë për t’u zhvendosur me dy gradë. Në fillim të prillit, përpara datës së prapavijës, Marsi do të jetë letargjik. Kështu që nga data 17 prill deri ne 29 qershor ju do ecni ngadalë. Ai do kthehet në fuqinë e tij të zakonshme në 22 gusht.
Kjo do të thotë që vendimet dhe sipërmarrjet më të rëndësishme duhet t’i merrni nga janari në mars dhe më pas nga tetori në dhjetor. Muaji më nervozues për ju do të jetë maji sepse 5 nga 8 planete të sistemit tonë diellor do të rikthehen në prapavijë. Ky do jetë muaji më i vështirë për idetë tuaaj që të aprovohen. Mund ta shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë disa pushime sepse asgjë e jashtëzakonshme nuk do ndodhë përsa kohë që ju nuk jeni. Karriera juaj do të jetë në kulminacion nga 27 shtatori deri në 9 nëntor 2016.
Duke patur gjithë këto planete në prapavijë, viti 2016 do ju marrë shumë kohë duke u menduar se çfarë po ndodh mirë apo keq. Studioni këto fusha për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj. Projektet tuaja do të refuzohen nga prilli në shtator por shikoni anën pozitive: kjo do ju japë kohë që t’u hidhni një sy dhe t’i përmirësoni. Juve ju pëlqen të lëvizni shpejt dhe ky proces i ngadaltë mund t’ju mërzisë. Megjithatë, shkoni me rrymën dhe mos e luftoni.
Ekziston një mundësi e mirë që ju të ribashkoheni me dikë që keni punuar më parë, kështu që shfrytëzojeni këtë marrëdhënie për të marrë më të mirën prej saj. Të gjithë duam të ecim përpara por nëse nuk e ngadalësoni pak hapin do jetë e vështirë për ju të shikoni tablon e madhe. Doni të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj? Do ta keni këtë mundësi në mes të vitit.
Saturni sundon shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës kështu që ajo që pason do jetë patjetër pjesëmarrja në një projekt krijues ose një ide që premton shumë. Neptuni, që sundon shtëpinë e 12-të të krijimtarisë dhe intuitës dhe Saturni që merret me objektivitetin dhe realitetin, do të përplasen.
Pyetja jonë për ju është: a do donit ju ta prodhoni dhe financoni tani projektin apo do prisnit dhe pak më gjatë? Kjo nuk është aspak një pyetje e thjeshtë për t’ju përgjigjur. Nëse doni që plani juaj të materializohet këtë vit, është e nevojshme të tregoheni praktik dhe të mjaftoheni më një buxhet të kufizuar.
Kur Mërkuri të vendoset në prapavijë këtë vit tre herë do ju duhet të tregoheni realë. Shikojeni botën ashtu si është dhe jo ashtu siç do donit të ishte. Në marrëdhënie, mos u mundoni ti ndryshoni njerëzit por pranojini ata ashtu siç janë. Përsa i përket karrierës tuaj, ju presin disa çaste triumfi. Në 16 mars dhe 26 qershor 2016, Jupiteri, planeti që lidhet me dhuratat dhe fatin tuaj do vendoset në shtëpinë e 6-të, kështu që do ju sjellë lavdërime dhe shkëlqimin që keni kërkuar.
Jupiteri dhe Plutoni janë planetet e financave kështu që ju do merrni para, në formën e një bonusi ose në formën e një lajmi për rritje rroge. Kjo është një gjë që nuk do përsëritet deri në vitin 2020 kështu që bëni mirë të jeni mirënjohës. Përpos ditëve 16 mars dhe 26 qershor, karriera juaj do ecë mirë dhe në janar duke qenë se Mërkuri do jetë në prapavijë nga 5 janari deri ne 25 janar. 16 korriku do jetë një tjetër datë domethënëse për karrierën por kjo të jetë një natë kur do të shfaqet Hëna e plotë. Kshtu që nëse këtë periudhë ju ofrohet një ofertë pune ju nuk do ta pëlqeni.
Udhëheqësi juaj, Marsi, do jetë I fortë në fund të muajit kështu që ju do ndiheni mjaft me fat që ai do vizitojë shtëpinë tuaj të 10-të të famës dhe nderimeve nga data 27 shtator deri në 9 nëntor 2016. Këto ditë do ju shërbejnë gjithashtu që ju të bëni bashkëpunimë të suksesshme profesionale pavarësisht që do qëndroni në të njëjtin pozicion. Pra vlera juaj në “treg” do të rritet. Do ju nevojitet një partner, avokat ose ndërmjetës për të gjetur një punë të re. Hëna e re e 30 shtatorit do jetë një nga më të bukurat e vitit dhe mund t’ju ndihmojë të gjeni pozicionin tuaj ideal.
Dukë qenë se në 11 gusht, Jupiteri do vendoset në shtëpinë tuaj të 6-të të përgjegjësive dhe shëndetit, dalëngadalë ju do merrni përfitimet. Nëse jeni I vetëpunësuar do keni mjaftueshëm oferta biznesi dhe nëse do keni nevojë të punësoni, do jetë periudha e duhur për të gjetur njerëzit që ju duhen. Shëndeti juaj do të përmirësohet gjithashtu. Atyre që do t’u duhet t’I nënshtrohen një operacioni ose procedure dhe e kanë skeduluar para datës 9 shtator, do t;u jepet mbështetja kuruese e Jupiterit. Momentin që ndiheni mirë do filloni një aktivitet sportiv që e keni planifikuar prej kohësh. Mos u nxitoni kur të lindë nevoja për të gjetur një doktor por merrni rekomandime nga miqtë tuaj.
Pas shumë kërkimeve, unë kam kuptuar se Jupiteri në shtëpinë e 6-të ju jep mundësinë të bini në peshë. Kjo ndodh sepse ju përshtateni mjaft mirë me një dietë natyrale të cilin trupi juaj e përballon. Pra nëse rënia në peshë është një qëllim I juaji, atëhere bëni mirë të vendosni qëllime para datës 9 shtator.
Pavarësisht që ky vit do i dedikohet karrierës tuaj, gjithsesi do keni mjaft kohë për jetën personale. Më poshtë renditen datat më të mira për çështjet e dashurisë.
Fundjava e Shën Valentinit, 13-14 shkurt do duhet të jetë mjaft romantike pasi Marsi do jetë në një kontakt magjik me Jupiterin. Të martuar ose beqarë, gushti do jetë një periudhë fantastike për ju. Si beqarë do keni mundësine të takoni dikë të ri pasi Hëna e Re do shfaqet në shtëpinë e 5-të dhe do I hapë rrugë dashurisë së vërtetë në 2 gusht. Nëse gjatë 12-muajve të fundit keni njohur një person të ri, qëndrojini asaj lidhjeje që duket se ka shumë potencial. Çiftet shumë të bashkuara do kenë periudhën më të mirë madje do u jepet mundësia të bëjnë pushime në një vend me diell. Urani dhe Saturni do ju ofrojnë dhuratat e tyre të surprizave dhe stabilitetit. Në 18 gusht, kur të jetë Hëna e plotë, do rrethoheni nga shumë miq. Ndryshimi më i madh në jetën tuaj sentimentale do ndodhë kur Jupiteri të largohet nga virgjëresha dhe të futet në peshore në datën 9 shtator. Gjatë kësaj periudhe ju do jeni shenja më e favorizuar për t’u martuar.
Nëse tashmë jeni në një marrëdhënie ose në dashuri, nuk do ketë asnjë arsye pse të prisni më shumë për t’u martuar. Të paturit më shumë para do të thotë që do keni më shumë gjëra të bukura për të bërë sëbashku. Nëse jeni vetëm, atëhere do keni më shumë raste njohjesh serioze. Dita më me fat e vitit do jetë 26 Shtatori, kur Dielli dhe Jupiteri të takohen. Shumë njerëz të shenjës së dashit do martohen në këtë datë.
Hëna e Re në shenjën e peshores do jetë një nga hënat më të përshtatshme duke e bërë peshoren shenjën e duhur për t’u martuar. Duke i’u afruar fundit të vitit, duket se do të keni mjaftueshëm kohë për t’u shplodhur dhe relaksuar. Planeti udhëheqës, Marsi, do jetë në shtëpinë e 11-të të miqve, dëshirave dhe shpresave. Nga 9 nëntori deri në 16 dhjetor miqtë tuaj do ju ftojnë në evente të ndryshme duke e bërë këtë periudhë shumë sociale.
Mbani në mendje që muajt më të mirë për të bërë levizje në karrierë, janë janari, shkurti, marsi dhe fundi I shtatorit, tetorit, nëntorit dhe dhjetorit. Mos harroni të qëndroni praktikë dhe realë në mënyrë që idetë tuaj të kthehen në rezultate monetare. Jeta është një aventurë por jo më shumë se ky vit. Ndryshimet që do bëni do japin rezultate të lumtura, të shëndetshme dhe të begata.
Burimi: Die Welt / Përshtati: Ergisa Bejkollari